ISW: Putin mund të jetë duke e futur në kurth Wagner-in

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) ka njoftuar se Vladimir Putin mund të jetë duke vendosur një kurth luftëtarëve të Wagner-it, duke e paraqitur Bjellorusinë si një strehë të sigurtë.

Presidenti rus u tha anëtarëve të grupit mercenar se ata kishin tre opsione pas rebelimit të dështuar: të vazhdonin t’i shërbenin Rusisë, të tërhiqen dhe të jetonin një jetë civile, ose të ndiqnin liderin e tyre Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi

Por Instituti për Studimin e Luftës (ISW) tha se Kremlini ka të ngjarë të shohë personelin që dezertoi në një vend fqinj si tradhtarë.

ISW njofton se historia e Bjellorusisë mund të jetë një kurth për pjesëtarët e Wagner-it. Putin bëri një premtim se ‘familja’ Wagner mund të shkonte në Bjellorusi, dhe dje tha se do ta përmbushte premtimin.

Por vlera afatgjatë e këtij premtimi, pavarësisht fjalimit të Putinit, është e diskutueshme, u tha ndër tjera nga ISW.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko i dorëzoi Moskës 33 luftëtarë të burgosur të Wagner.

“Nuk ka asnjë arsye të dukshme pse ai nuk do ta bënte përsëri”, tha ISW. /Telegrafi/

About Redaksia

Check Also

Trump i shpreh mirënjohjen TikTok-ut: Ndikoi në fitoren time

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, deklaroi të dielën se mund të mbështeste vazhdimin e operimit …

Leave a Reply