Ukrainë: Lufta e Dytë Botërore nuk ka përfunduar

Propaganda e NATO tenton ta minimizojë peshën e neonazistëve në Ukrainë, duke vendosur në të njëjtin plan me grupthet e pranishme në pjesën tjetër të Perëndimit. E vërteta është shumë ndryshe. Në 30 vitet e fundit, në Ukrainë banderistët gradualisht kanë marrë pushtetin, duke rishkruar historinë, duke formuar rininë dhe duke modifikuar njërë pas tjetrit të gjithë simbolet e shtetit. Kanë doktrinuar një të tretën e popullsisë dhe tani përbëjnë një të tretën e forcave të armatosura. Objektivi i tyre është që të shkatërrojnë Rusinë: kërkojnë ta bëjnë me ndihmën e shtrausianëve.

Në vitin 1950, teksa punonte për CIA, krimineli kundër njerëzimit Stepan Bandera shkruante: «Linja e përgjithshme e politikës tonë çlirimtare është e bazuar mbi faktin që lufta për një shtet ukrainas të pavarur është një luftë kundër Rusisë, jo vetëm kundër bolshevizmit, por kundër çdo imperializmi ekspansionist rus, e përmbajtur për popullin rus. Edhe sikur bolshevizmi të zëvendësohej nga një formë tjetër e imperializmit rus, ai do ta përdorte gjithësesi të gjithë forcën e vet kundër Ukrainës së pavarur për ta nënshtruar. Populli rus e mbështet këtë imperializëm. Do të bëjë gjithçka për ta mbajtur Ukrainën në skllavëri. E demonstrojnë mendimi dhe ndjenjat politike të masës ruse, të çdo ambienti rus, si komunist, ashtu edhe antibolshevik».

Në një artikull të mëparshëm kam demonstruar si dhe pse gjatë Luftës së Ftohtë MI6 dhe CIA u bënë aleatë me banderistët ukrainas. Burra e gra që do të gjykoheshin në Nyremberg qenë bërë ushtarë në hije, në shërbim të fitimtarëve për ta ushqyer obsesionin e tyre kundër Rusisë. Në vijim të reagimeve të shumë lexuesve, do të doja të shpjegoja se banderistët kanë zënë vend në Ukrainën aktuale, për të rimarrë dhe ripërvetësuar për llogarinë e tyre Luftën e Dytë Botërore në vende të ndryshme. Por do të doja të tregoja parasëgjithash sesi në vitin 2000 këta fanatikë kanë kaluar nga status i ndih,ësve ne atë të trupave sulmuese amerikane. Kanë nënshkruar një pak me shtarusianët kundër Rusisë. Ky pakt ka çuar në luftën e sotme.

Banderistë të brendshëm dhe të jashtëm

Kur Bashkimi Sovjetik u lëkund, drejtues banderistë të brendshëm dolën të zbuluar dhe hynë në legalitet. Disa i patën mbijetuar Luftës së Dytë Botërore dhe trazirave që e pasuan (1945 – 1950). Në 1954 u falën nga Nikita Hrushovi (sovjetiku ukrainas) dhe u rikuperuan nga sistemi. Hynë në administratën komuniste, por i ruajtën lidhjet me ta dhe banderistët jashtë vendit, domethënë ata të Bllokut Antibolshevik të Kombeve (ABN) dhe të Lidhjes Antikomuniste Botërore (WACL). Ndërsa Bashkimi Sovjetik lëkundej, një grup studentësh, disa prej të cilëve banderistë, në tetorin e 1990 organizoi një lëvizje në Sheshin Maidan (atëhere Sheshi i Revolucionit të Tetorit) për t’ju kundërvënë çdo forme solidariteti me Rusinë. Lëvizja u quajt “Revolucioni i Granitit”; një periudhë e gjatë konfuzioni të madh intelektual. Në atë moment shumë ukrainas nuk besonin se rusët e ndanin dëshirën e tyre për të shpëtuar nga regjimi sovjetik. Shumë mendonin se Bashkimi Sovjeti ishte një prej formave të imperializmit rus dhe se rusët do të tentonin ta shkatërronin Ukrainën.

Më 24 gusht 1991, kur Ukraina shpalli pavarësinë e saj, banderistët dolën në përgjithësi të zbuluar. Sigurisht nuk u paraqitën si ish bashkëpunëtorë të nazistëve që patën kryer krime kundër njerëzimit, por si “nacionalistë” dhe militantë antisovjetikë. Duke zënë poste të rëndësishme arritën që t’i bëjnë të rinjtë e anëtarësuar një dokument ku impenjoheshin ta luftonin Rusinë në rast konflikti. Në 1992 organizuan edhe një manifestim publik nëpër rrugët e kryeqytetit, ku morën pjesë 7000 persona, për të festuar përvjetorin e 70 e ushtrisë banderiste; kishte edhe banderistë të rikthyer në Ukrainë nga jashtë.

Riorganizimi i banderistëve (1990 – 1998)

Banderistët e brendshëm (OUN-B) rifilluan fillimisht me Partinë Nacionaliste Sociale të Ukrainës (SNPU), më tej në Svoboda (Liria), ndërsa më luftarakët themeluan Asamblenë Kombëtare Ukrainase dhe Milicinë e Vetëmbrojtjes së Popullit Ukrainas. Paramilitarët e Andriy Biletsky (“Fyhrerit të bardhë”) u ndanë administrativisht nga Svoboda dhe themeluan një organizatë të tyre. Por Svoboda nuk ndryshoi. Platforma e partisë vazhdoi të afirmojë se dëhsiron të «likuidojë fizikisht pa proces të gjithë inteligjencën rusishtfolëse dhe të mundë me shpejtësi të gjithë ukrainofobët». Partia filloi të skedojë prorusët, prorumunët, prohungarezët dhe protatarët, pasi «këto plehëra duhej të ktheheshin në 5. 6 milion individë». Milicia e Vetëmbrojtjes së Popullit Ukrainas kryesohej nga një banderist i jashtëm, Yuriy Shkhevych, djali i një krimineli kundër njerëzimit trishtueshmërisht i njohur. Grupi u impenjua me CIA në luftërat kundër rusëve, shpesh në krah të islamistëve. Prania e tyre përkrah gjeorgjianëve në Abkhazi në (1998) është e kontestuar, por demonstroher përkrah rumunëve në Transnistri (1992), me azerët në Nagorno – Karabakh (deri më 1994), por sidomos përkrah islamistëve gjatë luftës së parë të Çeçenisë.

Luftëtarë të ndryshëm janë identifikuar nga prokuroria ruse; midis tyre Igor Mazur, Valeriy Bobrovich, Dmytro Korhynsky, Andriy Tyahnibok (vëllai i Oleh Tyahnibokut), Dmytro Yarosh, Vladimir Ma-malyga dhe Olexandr Muzychko, që janë dalluar si për nga vlera si ushtarë, ashtu edhe prej mizorisë së tyre. Emirati Islamik i Ichkerisë (Çeçenia) e ka ngritur Olexandr Muzychko në rangun e “heroit kombëtar” pse u ka «thyer gishtat oficerëve [rusë], nxjerrë sytë nga kokërdhokët, thonjtë dhe dhëmbët, dhe pse ka ka vrarë shumë të tjerë». Muzychko është bërë kreu u rojes personale të emirit Xhokhar Dudaiev. Blloku Antisovietik i Kombeve (ABN), selia e të cilit ka qëndruar në Monako, në lokalet e CIA, ka hapur zyra në Kiev. Në 1994 presidentja e ABN, Slava Stetsko, si edhe vejusha e kryeministrit nazist Yaroslav Stetsko, është paraqitur në zgjedhjet legjislative. U zgjodh, megjithëse nuk e kishte shtetësinë ukrainase, u rizgjodh edhe në 1998 e në 2002. Si dekane kryesoi seancat e hapjes së Verkhovna Rada të 19 marsit 1998 e të 14 majit 2002. Për rastin, i duatrokit nga homologët e saj (me përjashtim të deputetëve komunistë që lanë sallën), mbajti diskutimet elozhi për Stepan Bandera dhe për Yaroslav Stetsko, duke konkluduar me ulërimën: «Lavdi Ukrainës!». Vdiq në moshën 82 vjeçare, më 12 mars të 2003 në Monaco.

Vrasja e Georgiy Gongadze (2000)

Në periudhën kur qe president [1994 – 2005] Leonid Kuchma privatizoi sa më shumë që qe e mundur. Pasuritë e përqëndruan në duart e 13 individëve, oligarkëve, të grupuar në tri klane (Donetsk, Dnipropetrovsk dhe Kiev), që shumë shpejt u bënë më të fuqishëm se politikanët. Ky sistem, akoma sot në fuqi, i privon ukrainasit nga sovraniteti dhe trazon ujërat. Në vitin 2000 gazetari Georgiy Gongadze, që fillimisht luftoi në Gjeorgji përkrah banderistëve dhe që më pas kreu investigime mbi korrupsionin e presidentit Kuchma dhe të enturazhit të tij, u zhduk. Trupi i tij u gjet pa kokë dhe i zhytur në dioksinë për ta bërë të vështirë identifikimin. Në këtë rast presidenti i Verkhovna Rada shpërndau regjistrime mbi një bisedë të presidentit Kuchma me shefin e kabinetit dhe me ministrin e Brendshëm lidhur me atë sesi ta bënte të heshtëte Georgiy Gongadze. Fundi i presidencës Kuchma qe patetik. Në fundin e vitit 2000 ambasadori amerikan Lev E, Dobriansky (lider i banderistëve amerikanë) organizoi një konferencë bipartizan në Uashington mbi marrëdhëniet bilaterale Shtetet e Bashkuara – Ukrainë: u shqiptuan 70 diskutime dhe punuan 12 komisione. Delegacioni republikan udhëhiqej nga shtrausiani Paul Wolfowitz, ai demokratik nga Zbignew Brzezinski.

Wolfowitz foli i pari, pasi ka manifestuar kënaqësi për likuidimin nga ana e Ukrainës të armëve bërthamore dhe mbylljen e centralit të Chernobyl, si edhe për aderimin në Partneritetin për Paqen e NATO, njoftoi zhbllokimin e një huaje të FMN prej 2.6 milion dollarësh dhe qëllimin e Uashingtonit për të ushtruar presion ndaj Bashkimit Europian për hyrjen e Ukrainës në të, por sidomos nënvizoi sesi Rusia vazhdonte të ishte një fuqi imperialiste. E demonstronte lufta në Çeçeni ku luftonin banderistët, që prandaj duhej të mbështeteshin në luftën e tyre kundër Rusisë.  Kurse Brzezinski e krahasoi Ukrainën me Rusinë për t’i nënvizuar karakterin më demokratik dhe më pak të korruptuar. Vazhdoi gjatë që të pushohej së konsideruari Ukraina si një shtet passovjetik dhe të konsiderohej në fakt një vend europian i gatshëm për hyrjen ne rrethin e mbyllur të Bashkimit Europian. U shqiptua e pashmangshmja: banderistët, aleatë gjatë Luftës së Ftohtë, qenë njohur aleatë të Shteteve të Bashkuara në botën unipolar në formim.

Revolucioni i Portokallinjtë (2004)

Pasimë në presidencë nuk do ta modifikonte ekuilibrin midis klaneve. Kuchma (klani Dnipropetrovsk) përfundoi me pranimin e kandidaturës së kryeministrit të tij Viktor Janukovych (klani Donetsk). Ky i fundit i fitoi zgjedhjet, por që qenë objekt i një kontestimi të gjallë, i ushqyer nga klani i Kievit (i mbështetur nga National Endowment for Democracy – NED). Konsultimi u anullua. Në votimin e dytë u zgjodh Viktor Iushchenko. Qe i ashtuquajturi Revolucion Portokalli. Megjithatë formacioni i ri u frakturua me shpejtësi: nga njëra anë mbështetësit e Viktor Iushchenko dhe nga tjetra mbështetësit e Iulia Tymoshenko. Banderistët përfituan nga përçarja e brendshme në oligarki për të shtyrë përpara gurët e tyre në dy kampet e kundërta.

Më 8 maj të 2007 në Ternopil, me iniciativën e CIA banderistët e Vetëmbrojtjes së Popullit Ukrainas dhe islamistët krijuan një “front antiimperialist” kundër Rusisë, nën presidencën e përbashkët të Dmytro Yarosh dhe të Emirit të Ishkerisë, Doku Umarov. Këtu aderuan organizata në Lituani, Poloni, Ukrainë dhe Rusi, midis të cilave sepratistët islamikë të Krimesë, Adighecisë, Dagestanit, Ingushecisë, Kabardino – Balkarisë, Karaçai – Çerkesisë, Oshecisë, Çeçenisë. Duke mos mundur të paraqitej për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, Doku Umarov dërgoi një ndërhyrje të shkruar. Ministrat e Rajhut për Territoret e Pushtuara të Lindjes e Alfred Rosenberg dhe ABN e Stepan Bandera riktheheshin në jetë nën ngjashmëri të tjera, të mbrojtur nga shteti ukrainas.

Në 2010 përçarja e klanit të Kievit favorizoi zgjedhjen e Viktor Janukovych. Ky i fundit e zëvendësoi sistemin e klaneve me familjen e tij, që e vendosi në postet kyçe strategjike të shtetit. Tashmë ishte më e rëndësishme të kultivohehsin raporte të mira me një prej familjarëve të tij sesa të përfaqësoheshin njëri prej oligarkëve. Pak e nga pak e gjithë jeta politike dhe ekonomike qe nën kontrollin e presidentit Janukovych nëpërmjet formacionit politik të tij, Partisë së Rajoneve. 5 oligarkë të përjashtuar nga sistemi u bënë aleatë me shtrausianët dhe banderistët për të rimarrë pushtetin. Në këtë periudhë megjithatë propaganda me breshëri i mësoi ukrainasit me banderistët, tani të financuar nga oligarku hebre Ihor Kolomoyskyi. Në 2011 arritën që të miratojnë një ligj që ndalonte përkujtimin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore pse e fituar nga sovjetikët dhe e humbur nga banderistët, por presidenti Viktor Janukovych refuzoi ta miratojë. Të tërbuar, banderistët sulmuan kortezhin e ish luftëtarëve të Ushtrisë së Kuqe, duke masakruar me grushta pleq të paarmatosur. Dy vite më pas, qytetet Leopoli dhe Ivano Francisk i abroguan ceremonitë e Fitores dhe ndaluan çdo manifestim. Në fund të mandatit, presidenti Janukovych e shpalli Stepan Bandera “hero kombëtar”.

Kur Partia Komuniste u mrekullua që një hebre, Kolomoyskyi, financonte neonazistë, Komiteti i Hebrenjve të Ukrainës ju përgjigj se aderonte në një version të ri të afirmimit antisemit sipas të cilit kanë qenë hebrenjtë ata që i çuan bolshevikët në pushtet dhe se kanë qenë po ata që kanë shpërthyer Luftën e Dytë Botërore.

Revolucioni i Dinjitetit, i ashtuquajturi Euromaidan (2014)

Në 2014 shtrausiania Victoria Nuland, e ndihmuar nga banderistët e stërvitur në fushat e betejës, organizoi Revolucionin e Dinjitetit. Bëhet fjalë për evenimente të gjithë të njohur, kështu që nuk po i rishqyrtoj. Kësaj radhe u bë president një oligark, Petro Poroshenko. Vendet zyrtare u zunë abuzivisht nga banderistë. Një e treta e ministrave vinin nga Svoboda apo nga milicia e Vetëmbrojtjes së Popullit Ukrainas. Andrij Parubiy u bë sekretar i Këshillit Kombëtar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, ndërsa Dmytro Yarosh u bë zëvendës i tij. Regjimi i ri e ndaloi menjëherë rusishten, megjithëse e folur në familje nga mbi 40% e popullsisë.

Duke e refuzuar këtë përmbysje të historisë, Krimeja voti për pavarësinë e vet dhe aderoi në Federatën Ruse; oblastet e Donbasit, Donjeckut dhe Luhanskut i deklaruan në fakt autonomë. Në marsin e 2014 Asambleja Kombëtare Ukrainase dhe milicia e Vetëmbrojtjes së Popullit Ukrainas ndryshuan emër dhe u bënë Sektori i Djathtë, e drejtuar nga Dmytro Yarosh dhe Andriy Biletskiy. Në prillin e 2015 Verkhovna Rada deklaroi anëtarët e Organizatës së Nacionalistëve Ukrainas (OUN) si «luftëtarë për pavarësinë». Ligji u miratua në dhjetorin e 2018 nga presidenti Poroshenko. Ish Waffen SS patën të drejtë retroaktivisht për pension dhe për çdo lloj benefiti. Programet shkollore u modifikuan për t’i mësuar fëmijët me një histori të re: Lufta e Dytë Botërore nuk ka mbaruar, do të përfundojë shpejt me humbjen e Rusisë dhe triumfin e Ukrainës. Banderistët imponuan pakashumë kudo ligjin e tyre, si Seksionet Sulmuese (SA) naziste të viteve Tridhjetë. Hynë nëpër gjykata për të kërcënuar gjykatësit, në administrata për të detyruar kryebashkiakë dhe guvernatorë. Puna më e njohur e tyre qe djegia e Shtëpisë së Sindikatave të Odesës.

Askush nuk tregon shumë preokupim as kur Irina Farion, deputete e Svobodas, deklaroi: «Kemi një rrugë të vetme: të shkatërrojmë Moskën. Është për këtë që jetojmë, për këtë kemi ardhur në botë: për të shkatërruar Moskën. Për të shkatërruar jo vetëm moskovitët në tokat tona, por është një vrimë e zezë që kërcënon sigurinë europiane që duhet të fshihet nga toka».

Zgjedhja e Volodymyr Zelensky (2019)

Oligarku hebre dhe sponsori i banderistëve, Ihor Kolomoyski, lançon komikun Volodymyr Zelensky në politikë. Transmeton serialin televiziv Shërbëtori i Popullit i interpretuar nga Zelensky, më pas organizon një parti politike dhe, së fundi, e paraqet në zgjedhjet presidenciale. Gjatë një leksioni komunikimi politik, Alexej Arystowitsch, këshilltar për komunikimin strategjik i presidentit Zelenski, pyet: «Si ia bëhet? Kush di t’i përkufizojë parimet?». Duke mos marrë përgjigje, pohon: «Duhet thënë saktësisht e kundërta. Nëse je i fortë demonstro se je i dobët. Nëse je afër, demonstro se je larg. Nëse jeni larg, demonstro se je afër. Duhet bërë e kundërta e situatës reale. Të kihet parasysh se nuk është një pyetje banale. Si të dilet mirë? Çfarë drejtimi duhet marrë për të dalë mirë dhe me sukses? Për ta thënë në terma shkencorë: mashtroni».

Programi i Zelensky përmblidhet në 6 pika:

# Decentralizim të pushtetit konform me normat europiane.

# Transformim të administratave publike në prefektura europiane.

# Ngritje e nivelit të jetesës së ukrainasve mbi mesataren europiane.

# Adoptim i ligjeve të nevojshme për një marrëveshje asociimi midis Ukrainës dhe Bashkimit Europian.

# Zhvillim i bashkëpunimit me Bashkimin Europian dhe NATO.

# Reformë të forcave të armatosura konform me rregullat e NATO.

Ukrainasit e vlerësojnë kryqëzatën e këtij aktori të ri kundër korrupsionit, të magjepsur nga ëndërra e tij europiane pa e kuptuar domethënien e vërtetë e admirimit të tij për NATO. Kështu më 21 prill 2019 e zgjedhin me 73% të votave.

Në marsin e 2021 qyteti Ternopol, më pas oblasti i Leopolit i jep një emër të ri stadiumeve të tyre, në nderim të gjeneralit Roman Shukheyych (babai i themeluesit të Milicisë së Vetëmbrojtjes së Popullit Ukrainas) dhe të Stepan Bandera. Më 1 korrik 2021 presidenti Volodymyr Zelenski miraton ligjin mbi popujt autoktonë të Ukrainës. Përjashto ndonjë dispozicion të kundërt, qytetarët me origjinë ruse nuk mund të invokojnë më të drejtat e njeriut përpara gjykatave. Më 2 nëntor 2021 Dmitryo Yarosh është emëruar këshilltar i kryekomandantit të forcave të armatosura ukrainase, gjeneralit Valerii Zaluzhnyi. Të gjitha organizatat paraushtarake banderiste, domethënë 102000 njerëz, janë inkorporuar në forcat e armatosura ukrainase. Përpunohet një plan sulmi ndaj Krimesë dhe Donbasit, NATO, që tashmë ka instruktorë ushtarakë në vend, dërgon armë. Më 24 shkurt 2022 presidenti rus sulmon Ukrainën për «denazifikimin e vendit».

(nga Rete Voltaire)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply