Britania anulon vendimin: Emigrantët nuk dërgohen në Ruanda

Gjykata e Apelit në Britaninë e Madhe ka vendosur të anulojë vendimin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda.

Sky News bën me dije se tre gjyqtarë e kanë rrëzuar vendimin e marrë më parë nga Gjykata e Lartë, i cili thoshte se vendi i Afrikës Lindore konsiderohej mjaft i sigurt për të dërguar emigrantët atje.

Por, tashmë ky vend konsiderohet i rrezikshëm për t’u strehuar dhe vendimi është anuluar deri në një shqyrtim të mëtejshëm të kërkesave për azil.

Lordi Burnett tha se gjykata arriti në përfundimin e saj bazuar terësisht në ligj dhe nuk ndikohet aspak nga politikat qeveritare.

Për dërgimin e emigrantëve në Ruanda ka pasur një sërë polemikash. Braverman ka qenë ajo që vazhdimisht e ka dashur një gjë të tillë, ndërsa pala opozitare britanike e konsideronte çnjerëzore dhe imorale.

Më herët, ministrja britanike gjatë vizitës së saj në kryeqytetin e Ruandës, Kigali e ka cilësuar bekim dërgimin e emigrantëve atje.

Kujtojmë që Mbretëria e Bashkuar ka qenë e ashpër sa i përket kthimit të emigrantëve shqiptarë, që kanë hyrë ilegalisht në ishullin britanik.

About Redaksia

Check Also

Vala “Trump”, liberali Trudeau drejt shkarkimit nga Parlamenti

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor …

Leave a Reply