Pse Rama po tenton dëshpërimisht të “fajësojë” Berishën për Gjicin?!

Nga Edi PALOKA

Tentativat e para per ta lidhur Berishen me skandalin e Gjicit, i pashe me indiference sepse ishin po te njejtet personazhe te mediave te Rames qe ju ka dale boja me kohe; ata flene me Berishen e zgjohen me Berishen.

Po me kalimin e diteve, ndryshe nga cfare ndodh zakonisht, qe skandalet e qeveritareve perpiqen te tejkalohen e te lihen ne harrese, kete here jane pikerisht mediat e Rames qe po e mbajne ne qender skandalin Gjici. E tentativat per te bere “fajtor” Berishen per cfare i ndodhi kryebashkiakut te Rames, jane bere me te etheshme. Sajohen madje biseda, pergjime, ”fakte te reja” … Po pse ?

Duket qe deshperimisht Rama kerkon me patjeter ti mbushe mendjen dikujt se Berisha qendron pas ketij akti. E sigurisht ky dikushi ne kete rast nuk eshte opinioni publik, sepse cdo deficent e kupton qe nuk mund te fajesohet askush tjeter pse Safeti nuk e mban dot ne pantallona. Kuptohet qe Rama eshte ne hall te madh e po perpiqet ti mbushe mendjen vete Safetit se shkaktari i fatkeqesise se tij eshte Berisha.

Pasi ka shitur e ka cuar pas hekurave nje pjese te madhe te bashkepuntoreve dhe financuesve te tij me te ngushte, duket qe Rama eshte ne siklet me bashkepuntoret qe jane ne burg dhe me ata qe jane jashte. Ajo qe perflitej per Ramen nga ata qe e kane njohur me pare, se ai shet kedo madje dhe familjaret me te afert, kur i preken interesat e tij, tanime eshte vertetuar katerciperisht e kjo Rames sigurisht qe nuk i leverdis. Te gjithe ata qe jane ne burg sot nga rilindasit, jane sepse keshtu e ka dashur interesi i Rames per nje apo disa arsye. Deri tani me siguri Rama “i ka mashtruar” duke ju thene se jane “amerikanet” apo nderkombetaret “fajtoret” dhe se ai do bej gjithshka per ti ndihmuar mjafton qe ata mos e implikojne…Nderkohe me Gjicin e tejkaloi veten, u kthye prape tek “fajin e ka Berisha”.

Tani, ose Rama e konsideron Gjicin shume te trashe (ai e njeh me mire) ose eshte vertete i deshperuar. Se mire, ja ta zeme se ja mbushe mendjen Safetit se Berisha ne keto kohe u merrka me gjetje femrash per t’ja futur Safetit, po a thua te besoj Safeti qe edhe SPAK-un dhe gjykatat i kontrollon Berisha?!!

Nuk ka mbetur me asnje budalla qe nuk e di se Rama tashme e perdor drejtesine si ti doje qejfi. Tanime rastet e tjera me kryebashkiake qe perfunduan ne burg se nuk ju binden Rames si ai i Bulqizes apo Lushnjes, jane evidente. Prandaj Safeti duhet thjeshte te vrase mendjen se ku i ka shkelur ne kallo sulltanit te Surrelit!

About Redaksia

Check Also

Ç’punë ka Kryeministri Rama te Bashkia Tiranë?

Nga Genc BURIMI Pasi sulmoi në mënyrë më të pashembullt për një Kryeministër prokurorin e …

Leave a Reply