Drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë në OSSH, Adriatik Kupi ka filluar rikuperimin e qindra milionë lekëve të harxhuara për të blerë vota për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit.
Sipas shifrave të bëra publike, Drejtoria e Tensionit të Lartë e drejtuar nga Adriatik Kupi ka hapur dy tendera të dyshimtë me vlerë 10 milionë euro, të cilat duhet të mbyllen brenda dhjetë ditëve.
Konkretisht, Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sh.a, ka hapur tender për Ndërtimin e Nënstacionit të ri Fier 2, 110/ kV në datë 29 qershor 2023 ora 10:00 dhe afati për mbylljen e këtij tenderi është në datë 14 korrik 2023 ora 10:00, me një fond limit prej 599, 954, 479.29 Lekë.
Gjithashtu tenderi tjetër është hapur për Rikonstruksionin e Nënstacionit Pogradec 110/ 35/ 10 kV në 110/ 35/ 10/ 20/ kV në datë 21 qershor 2023 ora 10:00 dhe afati i mbylljes është data 7 korrik 2023 ora 10:00, me një fond limit prej 349, 974, 026. 00 Lekë.
Kujtojmë se Adriatik Kupi, si pjesë e administratës shtetërore është akuzuar nga opozita dhe mediat se është angazhuar drejtpërdrejtë në fushatën e kryebashkiakut të PS-së për Tiranën, në Bërzhitë, Ibë dhe Petrelë, duke bërë presione dhe blerë vota për Erion Veliajn.