Sekreatari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar pas publikimit të raportit të OKB-së për trafikimin e kokainës dhe heroinës, ku Shqipëria radhitej në vendet kryesore.
Në postimin e tij në Facabook, Noka thekson se ky raport kryqëzon Ramën dhe Rilindjen në raportin e saj për drogërat, ku grupet kriminale shqiptare diktojnë konkurrencën dhe diktojnë çmimet.
Sipas Nokës, Rama nuk ka ndërmend të ndalet duke e shtyrë Shqipërinë më shumë drejt narkoshtetit me projektin për kanabisin mjekësor.
Postimi i plotë
OKB kryqëzon Ramën e “Rilindjen” për drogat në raportin e saj vjetor.
Në raportin vjetor të saj, OKB e cilëson vendin tonë ndër vendet kryesore të tranzitimit dhe trafikimit të kokainës dhe heroinës.
Sipas OKB, grupet kriminale shqiptare diktojnë konkurrencën e drogave, diktojnë çmimet e drogave.
Pra, Shqiperia një han me shumë porta për trafikun dhe trafikantët. Në Shqipëri sundon narkoshteti. Të njëjtat cilësime jane prej vitit 2015 dhe në raportet vjetore të DASH për Shqipërinë. Dhe Rama as ka ndërmend të ndalet. Kërkon me ngulm ta shtyjë edhe më shumë drejt narkoshtetit me projektin e kanabisit mjekësor. Pasi e vendosi Shqipërinë në krye të renditjes:
Vendi më i shpopulluar (më shumë se vendet ne luftë).
Vendi më i varfër në Europë.
Vendi më i korruptuar në Europë.
Vendi me i kriminalizuar në Europë.
Vendi i vetëm pa zgjedhje të lira në Europë.
Me vendimin e fundit u themelua narkoshteti i vetëm në Europë.
Vendi… ”përpara” drejt greminës…
#Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje#