Profesori amerikan për propozimin e Ramës: Është nul!

Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Daniel Serwer, në një përgjigje për Gazetën Express ka folur për idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për organizimin e një konference të nivelit të lartë, ku liderët e Kosovës dhe Serbisë s’do të lejoheshin të dilnin nga takimi pa marrëveshje, propozim ky që ka marrë përkrahjen e Preisdentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Serwer ka thënë se mund të pajtohet me Edi Ramën që problemi qëndron në krye, por thotë se nuk e di dikë që mund të detyrojë Kurtin e Vuçiqin për të marrë pjesë në një samit të tillë dhe për t’i mbajtur ata aty deri në arritjen e një marrëveshje.

Profesori amerikan thotë se përveç kësaj, Vuçiq e ka bërë të qartë se s’ka rëndësi për çfarë ai pajtohet, meqë është i përgatitur t’i hedh poshtë ato sapo të dalë nga takimi.

“Washingtoni dhe Brukseli as që ankohen kur ai e bën këtë”, ka thënë Serwer për Express.

Serwer në këtë intervistë për Express ka thënë se është e qartë që aktualisht s’ka një marrëveshje për “normalizim”, aq më pak për njohje reciproke.

“Do të doja që liderët kryesore të pajtoheshin për t’u kthyer prapa tek negocimi i marrëveshjeve për çështje që bëjnë diferencën në jetët e njerëzve. Negociatat përpara 2013-ës kanë qenë më të suksesshme (edhe pse disa mbesin të pa implementuara), sesa negociatat që nga 2013-ta”, ka thënë Serwer.

Serwer në këtë prononcim për Express ka folur edhe për letrën që 8 senatorë amerikanë i kanë dërguar Shtëpisë së Bardhë, e në të cilën kërkojnë marrjen e masave në rast se Kosova dhe Serbia refuzojnë de-eskalimin. Serwer thotë se në Amerikë dy krahët politikë kanë konsensus për de-eskalimin dhe se vazhdimi i situatës së njejtë do të përkeqësojë gjendjen.

Megjithatë Serwer thotë se nuk mendon që Kosova dhe Serbia kanë përgjegjësi të njejtë kur vije puna tek situata aktuale, e që Serwer thotë se buron nga veprimet e Serbisë, duke filluar nga bojkoti i zgjedhjeve lokale.

“Po, mendoj se ka një konsensus për de-përshkallëzimin. Vazhdimi i situatës aktuale rrezikon edhe më keq. Megjithatë, nuk mendoj se Beogradi dhe Prishtina janë njësoj përgjegjës për situatën aktuale, e cila buron nga bojkoti serb i zgjedhjeve komunale dhe vazhdoi me demonstrata të dhunshme kundër pranisë së policisë së Kosovës në territorin e Kosovës si dhe kidnapimit të policisë së Kosovës në territorin e Kosovës”, ka thënë Serwer.

I pyetur nëse ky konsensus i politikës amerikane është një shenjë që tregon se Kurti duhet të reflektojë, Serwer ka thënë se është i sigurt që kryeministri Albin Kurti është në dijeni për shqetësimet e amerikanëve, gjithashtu edhe presidenti serb, Aleksander Vucic. Por, Serwer thotë se është një gabim serioz, që Washingtoni nuk po i dërgon mesazhe të forta edhe Beogradit.

“Jam i sigurt se kryeministri është në dijeni të shqetësimeve amerikane. Jam i sigurt se edhe presidenti Vuçiq po ashtu, por Uashingtoni dhe Brukseli nuk po i dërgojnë Beogradit të njëjtat mesazhe të forta që po i dërgojnë Prishtinës. Ky është një gabim i rëndë”, ka thënë Serwer.

I pyetur për takimet e shpeshta të Kurtit me britanikët dhe rreth asaj nëse Kurti duhet të fokusohet më shumë tek aleanca me Washingtonin dhe Brukselin, Serwer thotë se nuk e ka problem që Kurti komunikon me britanikët, por shton se ai duhet të mendojë rreth riparimit të raporteve me BE-në dhe SHBA’në.

“S’i kam problem bisedat e tij me britanikë, por ai duhet gjithashtu të mendoj rreth riparimit të raporteve me BE-në dhe SHBA-në”, ka përfunduar Serwer.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet/ “Do ja bëjmë si Ravikut”, Balla me bandën e Elbasanit plan për eleminimin e Berishës…

Taulant Balla është kapur në bisedat e gjata telefonike me telefonat sekretë duke komunikuar me …

Leave a Reply