Raporti i OKB për drogën nxin, ndërsa Rama legalizon kriminalisht kanabisin!

Nga Petrit VASILI

Raporti i OKB per drogen nje tjeter prove derrmuese qe Rama ka mbytur ne droge Shqiperine dhe jo vetem.

Ne nje situate te tille kaq te rende Rama legalizon drogen nderkohe qe Shqiperia prej vitesh konsiderohet nderkombetarisht si Kolumbi e Europes. .

Por Rama dhe rilindja jane bere njesh me trafikun ndaj edhe guxojne e legalizojne kanabisin.

Aq keq eshte situata sa qe DEA amerikane beri thirrjen publike:

“Agjencia e SHBA-së Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov”.

Alibia e peshtire se legalizimi behet per gjoja qellime shendetesore eshte thjesht nje arsyetim i narkotrafikanteve ne qeveri per te justifikuar krimin shteteror dhe shkaterrimin pa meshire te shendetit vecanerisht per mijra e mijra te rinj.

Perdorimi mjeksor i kanabisit eshte eksperimental, por edhe si eksperiment eshte kaq shume i kufizuar dhe i palegalizuar ne forme protokollesh mjeksore te konsoliduara.

Vlera dhe pesha e kanabisit ne trajtimin mjeksor te patologjive ne nivel boteror eshte praktikisht zero dhe asgje serioze ne planin shkencor nuk ka konsoliduar ndonje rol te vecante te tij.

Qellimi i legalizimit eshte vetem nje: hapja nga Rama dhe qeveria e autostradave per narkotrafikun pa fre, pa kontroll duke legalizuar shnderrimin perfundimtar te Shqiperise ne narkoshtet.

Nje narkoshtet i tille vetem shperben vendin, i jep pushtetin de facto krimineleve, asgjeson çfo vlere dhe zhduk demografikisht Shqiperine duke e çuar drejt zhdukjes.

Asnje qytetar i zakonshem por edhe ai i çdo shtrese te Shqiperise nuk mund te jete me ne nje raport me ligjin ne kete vend, por do te jete ne varesi te narkotrafikanteve qe e bejne ligjin.

Eshte koha qe SHBA dhe BE te flasin qarte dhe fort sot pasi neser do te jete vone.

Gjuha diplomatike nuk vlen asgje perballe banditizmit shteteror narkotrafikant te Rames dhe rilindjes.

Raporti i OKB mbi drogat konfirmon situaten kritike ne Shqiperi, qe vetem thellohet.

Por edhe me pare raportet e DASH kane qene shume te qarta kur tregonin se:

Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë”

Trafikantet shqiptare: “luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar” .

Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”,

Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Eshte e qarte se legalizimi i kanabisit nga Rama eshte haraçi i detyruar, qe ai po i paguan narkotrafikanteve per blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Do te jete faqe e zeze per ata deputete, qe do ta votojne legazimin e kanabisit ne Kuvendin e Shqiperise.

Keta deputete me voten pro te tyre do te shnderrohen ne kriminele politike dhe autore te shkaterrimit te Shqiperise, te shendetit, te brezave te rinj dhe te shperberjes perfundimtare te vendit.

Deputetet qe do ta votojne ne Kuvend legalizimin e kanabisit do te shnderrohen ne bashkepjesmarres ne krim!

About Redaksia

Check Also

Pensionistët në protestë para Kryeministrisë: Të rriten pensionet, bonusi është mashtrim dhe djallëzi!

Djetëra pensionistë kanë nisur një protestë ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë. Një prej …

Leave a Reply