Kuçova/ Hapen 4 kutitë e para, dalin 71 vota më shumë se sa ishin shënuar në procesverbal

Prej orës 09:00 po mbahet seanca për rinumërim e 18 kutive të Bashkisë së Kuçovës. Deri më tani ka shkuar në 4 numri i kutive të votimit në Bashkinë e Kuçovës të numëruara në sallën e gjyqit në Kolegjin Zgjedhor. Si rezultat është konstatuar se në 3 kuti votimi, nuk ka pasur procesverbal të mbylljes.

Kolegji ka dhënë urdhrin për hapjen e kutisë së materialeve. Ndërkohë është konstatuar se në 1 kuti votimi edhe pse kanë rezultuar 629 fletë votimi në procesverbal, në numërim kanë dalë 700 fletë votimi.

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” pretendon se ato janë vota të vjedhura. Ndërkohë po verifikohen dhe fletët e papërdorura, si dhe ato te pavlefshme.

Kandidati Lefter Maliqi pretendon se 30 fletë votimi në kutinë e parë janë të favor të tij, ndersa Kolegji Zgjedhor po verifikon provat materiale.

Kolegji Zgjedhor nisi sot rinumërimin e 18 kutive të votimit në Kuçovë nga zgjedhjet e 14 majit. Rinumërimi është në vijim të procesit ankimor nga një padi e dorëzuar nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të bashkisë së Kuçovës, Lefter Maliqi.

Maliqi ka ngritur pretendime dhe akuza që procesi zgjedhor më 14 maj në bashkinë e Kuçovës ka qenë i manipuluar.

About Redaksia

Check Also

Plas në PS, sherr mes Belindës dhe Spiropalit, akuzat…

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ishte ashtu siç e përcolli …

Leave a Reply