Real Madridi dëshiron të arrijë me çdo kusht tek Kylian Mbappe. Por, jo me shifra të paimagjinueshme.
“Mundo Deportivo” e ka përsëritur dëshirën e “Los Blancos” për ta bërë të vetin sulmuesin francez. Ata do të mundohen ta bindin Paris Saint-Germainin për nënkampionin e botës, por jo për 200 milionë euro, shifër të cilën ishin të gatshëm ta paguanin vitin e kaluar.
Objektiv i “Merengues” është që t’i vendosin në pjatë rreth 100 milionë euro, plus bonuset eventuale.
Strategjia është që t’i evitojnë shifrat stratosferike për një lojtar të cilit do t’i skadojë kontrata vitin e ardhshëm.
Për Mbappen thuhet se interesim kanë shprehur edhe dy gjigantët anglezë, Liverpool dhe Manchester United.
Por, duket se dëshirë e lojtarit është që të përfundojë në “Santiago Bernabeu”, në klubin e ëndrrave të fëmijërisë së tij.