Nga Milaim NELA
Marrëdhënien me presidenten Osmani e ka “miqësore” e me Vuçiçin e ka vëllazërore!
Serbja Sonia Biserko thotë fajin e ka Vuçiçi, ky fajëson Albnin!
Janusz Bugajski thotë që fajin e ka Vuçiçi dhe ata që i bëjne presion Kosovës përfshi këtu edhe DASH janë gabim, ky fajëson Albinin e Kosovën!
Zyrtarë e Deputetë me peshë Britanikë fajësojnë ata që i bëjnë presion krejt të padrejtë Kosovës, e ky fajëson Albinin e Kosovën!
Gjermania Doris Pack dhe zyrtarë të tjerë me peshë austriakë fajësojnë Serbinë dhe ata që i shërbejnë interesave të saj e ky vazjdon të fajësojë Kosovën!
Dy negociatorët janë nga vende që as nuk e njohin Kosovën e as nuk e duan pavarësinë e saj e ky vazhdon ti bëjë presion Kosovës më shumë se sa vetë Vuçiçi!
Edhe kur u pyet drejpërdrejt për punën e Lajçak ai ju shmang pyetjes e nuk tha asnjë fjalë.
Dihet botërisht që efektivët e policisë së Kosovës u kidnapuan nga forca speciale serbe brenda territorit të Kosovës dhe mbi të gjitha në dhunim të hapur të Marreveshjes ndërkombetare të Kumanovës e ky jo vetëm nuk e dënoi por na foli sikur të ishte zyrtar i Sri Lanka që nuk e ka haberin çfarë ndodh në këto anë!
Senatore Republikanë e bile Demokratë në SHBA kritikojnë rëndë DASH dhe politikat shkatërruese ndaj Kosovës e ky kërkon konferencë ndërkombëtare për Kosovën!
Kush e ka kërkuar “kompromisin” e kush përfiton nga Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën?
Sigurisht duke patur përvojën shumë të hidhur të konferencave ndërkombëtare për shqiptarët në dy shekujt e fundit ne e dimë të gjithë që përfitues i dukshëm nga këto lloj konferencash është dhe do jetë vetëm Serbia!
Tha që nuk është takuar me “mikun” Albin Kurti por është takuar dhe ka diskutuar me vëllaun Vuçiç!
Deklaroi vdekjen e Ballkanit të Hapur por nuk ka hequr dorë për asnjë moment nga të qenit mbrojtës krejt i hapur dhe i pandryshueshëm i interesave të Serbisë!