Policia dhe FNSH zbarkojnë në Manzë, në hyrje të kampit të muxhahedinëve

Policia është rikthyer sërish pranë kampit të muxhahedinëve në Manëz. Këtë radhë efektivët nuk janë furut brenda ambienteve të MEK por janë vendosur pranë hyrjes si një pikë kontrolli për personat që hyjnë dhe dalin në të.

“Ora News” ka udhëtuar drejt kampit Ashraf 3 dhe Ashraf 4, në Manzë aty ku opozita iraniane MEK strehohet prej vitesh në vendin tonë, e ku sot efektivë të policisë kanë zbarkurar për të ushtruar kontrolle, pas kërkesës së vetë komunitetit të MEK në Manzë, i cili ka kërkuar të organizojë një manifestim këtë të të shtunë, në ambientet e kampit.

Ndryshe nga ndërhyrja e datës 20 qershor, ku Policia dhe forcat speciale u pritën me protesta dhe përplasje nga muxhahedinet, këtë të shtunë nuk ka rezistencë apo protestë për praninë e uniformave blu atje.

Nga ana tjetër mësohet se vendosja e pikës së kontrollit është bërë për të eliminuar rreziqe të mundshme ndaj kampit, por po ashtu dhe për të mos lejuar aktivitete që shkelin ligjin apo futja në të të personave të pakërkuar.

Po ashtu dyshime për persona të infiltruar ka patur edhe nga vetë opozita iraniane në këtë kamp, sipas të cilëve persona të sigurimit Iranian janë të infiltruar për të krijuar problematika të ndryshme.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet/ “Do ja bëjmë si Ravikut”, Balla me bandën e Elbasanit plan për eleminimin e Berishës…

Taulant Balla është kapur në bisedat e gjata telefonike me telefonat sekretë duke komunikuar me …

Leave a Reply