Ecuria e bujshme e milicëve mercenarë të Wagner nën urdhërat e kreut Evgeny Prigozhin, të ardhur me karvanë ushtarakë thuajse të pashqetësuar nga fronti ukrainas në rrethina e një kryeqyteti ku ngjallte frikë, ishte një prej ngjarjeve më pak të parashikueshme në Rusi: një vend shpesh i konsideruar – nga miq dhe armiq të Vladimir Putinit – si një kolos i qëndrueshëm, i urdhëruar dhe i gatshëm të plotësonte dëshirat e atij lideri unik të padiskutueshëm. Faktet e kanë hedhur poshtë këtë narracion të radhës të montuar mbi ecurinë konfuze të ngjarjeve të muajve të fundit nga aftësia mediatike thuajse magjike e palëve në çështje, të afta të ndërtojnë male me inekzistente dhe nga vështirësia për njohur me saktësi situatën e Rusisë, ku praktikisht çdo zë i lirë është heshtur. Pra është e dobishme të rikapitullohen këto fakte për të pasur një ide më të saktë se çfarë ndodh vërtet në teatrin europian të luftës.
Natyrisht që rebelimi i Prigozhin nuk lind nga hiçi. Trupat e Wagner janë të pranishme në Ukrainë qysh nga momenti i pushtimit dhe – si në 8 vitet e mëparshme, nga aneksimi i Krimesë dhe nga lufta në Donbas – janë ngarkuar me misione delikate dhe speciale. Faktikisht, janë demonstruar në fushë midis forcave më efikase në të gjithë panoramën ushtarake ruse. Midis operacioneve më të guximshme, sipas rindërtimeve gazetareske, edhe tentativa e vrasjes së presidentit ukrainas Zelensky në ditët e para të luftës, përtej marrjes së Bakhmutit muajin e kaluar.
Kreu i PMC Wagner (PMC është për Private Military Company) dhe Vladimir Putini janë të lidhur prej kohësh nga një interes reciprok. Pikë së pari, pasurimi; për të dytin, rekursi ndaj një force hibride të ndërhyrjes së shpejtë që shërben si krah ushtarak i ambicieve perandorake të Kremlinit. Si një shtet kukull, një ushtri kukull, por në kuptimin shumë më serioz të një subjekti të cilit mund t’i kërkohet puna e ndyrë, dhe nga i cili mund të ndahet në nivel zyrtar sapo duhet. Krah i dobishëm dhe fleksibël: milicët e Prigozhinit janë në Lindje të Mesme (si në Siri), Kaukaz, Afrikë (nga një seri shtetesh subsaharianetë përfunduar pjesërisht nën mbrojtjen e Moskës falë grushteve të shtetit ushtarake), dhe në Venezuelë. Hacker e tij punojnë me regjim të plotë në rrjetet sociale të katër kontinenteve – përfshi vetë Rusinë, ku ushqejnë një diskutim populist dhe antielitë funksionale me strategjinë politike e kreut të tyre.
Efektivisht, e gjitha kjo nuk mund të ndodhte pa këputur disa këmbë shumë të rëndësishme. Prigozhini e ka sidomos me Sergej Shoigun, ministri i Mbrojtjes rus, “fajtor” që ka guxuar t’i konsiderojë trupat e Wagner baraz me ushtarët e thjeshtë në frontin ukrainas dhe pra të mos i kursejë nga morsa të cilës i nënshtrohen trupat e rregullta ruse. Për saktësi, rekursi i trupave mercenare do të ndalohej me ligj, por tenderi i funksioneve të sigurisë dhe mbrojtjes së shtetit i konvenion shumë Putinit, që megjithatë justifikohet duke pranuar së është Rusia që fiton nga mercenarët dhe jo e kundërta. Kështu, Shoigu është akuzuar nga Prigozhini se e bojkoton Wagner, se e gënjen, deri sa e qëllon prapa shpinës në prapavijat e frontit rus dhe si për ta provuar faktin janë dhënë disa video që askush nuk i ka hedhur poshtë akoma. Është pikërisht kundër ministrit të Mbrojtjes që të premten 24 qershor është ngritur me thirrjen: “Nuk do të toleroj më tjetër”, ka thënë: “Do të shkojmë në Moskë të bëjmë drejtësi”.
Dhe kështu, 25000 mercenarë të Wagner (shifra është e Prigozhinit, mund të jenë më pak) kanë kaluar nga Ukraina në Rostov mbi Don, qytet me 1 milion banorë ku kanë pushtuar zyrat e selisë qëndrore të operacioneve jugore në frontin ukrainas (të ndodhura në një qytet fqinj) dhe aeroportin ushtarak, duke i shkaktuar një poshtërim vërtet domethënës trupave ruse të ngarkuara me kontrollin e një qendre kaq të rëndësishme, 150 kilometra larg nga vija e luftimeve. Të hyrë inkonjito natën e së premtes (pa shenja njohëse, e njëjta mënyrë që nga ana e tij vetë Putini kishze përdorur për ta pushtuar Krimenë në shkurtin e 2014), janë mirëpritur më pas pa shumë gëzim nga banorët e Rostovit të shtunën në mëngjes. Pasi ka përhapur disa video ku ju bëheshin lojëra dy gjeneralëve rusë të kapur në vend, kishin deklaruar qëllimin e marshimit mbi Moskë, 800 kilometra larg në veri, me anë të autostradës, dhe qenë nisur. Në Moskë askush nuk e priste një gjë të kësaj natyre: nga lajmi i shumë peshqve të mëdhenj që ia mbathnin, kush në Dubai e kush në Shën Petërsburg – domethënë afër me kufirin e urryer NATO, qartazi i perceptuar si më i sigurti i kryeqytetit rus: vetë avioni i Putinit ishte dhënë nga uebsajti Meduza në nisje nga ora 14 e 16, pa mundur të specifikojë nëse presidenti rus ishte apo jo në bord. Evakuoheshin selitë qendrore dhe ato të selive qeveritare, si dhe dispononin bllokimin e rrugëve dhe shkurtimi urëve në aetreriet që të çonin në qytetet e jugut. Por i ardhur në më pak se 200 kilometra nga kryeqyteti, Prigozhini njoftonte prapaktheun: “Nuk dua gjakderdhje”, “Gjithçka ka shkuar sipas planit”. Në këtë pikë, ndërsa Putini kishte thënë pak orë më parë se “Tradhëtari renegat do të ndëshkohet”, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, njoftonte se nuk do të kishte asnjë procedim ndaj kreut të Wagner, duke lënë të nënkuptohej arritja e një kompromisi.
Cilit kompromis? Prigozhini e ka themeluar milicinë e tij mercenare falë miliardave të perandorisë së tij të ndritshme food: në lokalin e tij të Shën Petërsburgut, New Island, kishin darkuar vetëm në 2002 përveç Putinit, edhe George W. Bush e Nicolas Sarkozy; por sigurisht më frutdhënësi ishte tenderi që i besonte furnizimin e të gjithë ushqimit ushtrisë ruse, 1 miliard euro në vit sipas Forbes, në provim të mbështetjeve të Prigozhinit në planet më të larta të hierarkisë politike ruse. Asgjë nuk do të kish mundur të ndodhte pa miratimin e Putinit. Objektiv i milicisë së re: të fitonte edhe më shumë. Ideja ishte përkrahur nga kryestërvitësi, Dmitri Utkin, i mbiquajtur “Wagner” sepse midis manive të tij neonaziste kishte qenë adhurimi i tepruar për kompozitorin e preferuar nga Hitleri, që i dha pastaj emrin të gjithë grupit.
Pra zemra e konfliktit me Shoigun është e gjitha këtu: ministri i Mbrojtjes, bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gerasimov, do që mercenarët e Wagner (shumë prej të cilave të kontraktuar nga Lindja e Mesme, Afrika apo nga burgjet ruse) vazhdojnë të luftojnë në vijën e parë në Ukrainë, pra të “vdesin për Moskën”. Ama është e qartë tashmë se për t’u fituar ka shumë pak nga këtë anë: vendi është i shkatërruar, perspektivat e suksesit janë të mjera, të lidhura sidomos me sfumaturën për t’ju dhënë fjalës “dështim”, ushtria kundërshtare është e zjarrtë dhe e vendosur, nuk ka më se çfarë humb. Fitorja – masakër e Bakhmutit, muaj luftimesh mizore rreth një qyteze që përpara lufte kishte 70000 banorë dhe sot numëron pak ose aspak ndonjë fantazëm që jeton midis fushave të gërmadhave, ka qenë një kthesë. Atëhere për wagneritët më mirë Mali, ku junta e re ushtarake në pushtet e paguan (sipas vlerësimeve) mbrojtjen e grupit mercenar 10 milion dollarë në muaj. Më mirë Burkina Faso, ku sipas akuzës së presidentit të Ganës, impenjimi i mercenarëve shpërblehet me konçensionin e një miniere ari. Në Afrikë vidhet dhe vritet pa pasoja. Nga ana e tyre, Shoigu dhe Gerasimov nuk duan që Prigozhini të dalë nga moçalishtja ukrainase, duke u lënë atyre dhe vetëm atyre barrën e fajit që Putini do të duhet ta shkarkojë mbi dikë, sikur gjërat do të përkeqësoheshin akoma. Nga kjo pikëpamje, shumë nënvizojnë se eksodi i oficerëve të lartë nga ushtria e rregullt në radhët e Wagner, më “komode”.
(Gjysmë) marshimi i Prigozhinit drejt veriut mund të tingëllojë akoma si një paralajmërim: “Shiko se çfarë jam i aftë të bëj”. Faktikisht është e pamohueshme që Rusia e Putinit del në mënyrë farseske. Një vend i kapur peng për një ditë nga një grusht mercenarësh që ecin për qindra kilometra pa një forcë publike që arrin t’i ndalë – përveç një përplasjeje në afërsitë e Voronezhit, i mbyllur pas disa burimesh me shkatërrimin e 6 mjeteve të ushtrisë së rregullt falë lëshimit të raketave wagnerite, me 13 viktima. Nuk arrin ta ndalojë sepse trupat nuk janë? Sepse ushtarët nuk i binden komandave? Sepse oficerët janë të mefshtë? Secila prej këtyre 3 hipotezave është shumë e sikletshme për pushtetin putinian. Një president të cilit i mitizohet pushteti absolut dhe konsensusi, që asiston në paraqitjen në sheshin botëror të luftërave të brendshme të regjimit të tij dhe që transformohet në një ditë nga mit i paprekshëm në një objektiv të lëvizshëm. Një regjim pikërisht të cilit faktet i ekspozojnë varësinë e zgjedhjeve strategjike nga etja e oligarkëve të pangopur më shumë nga bindja dhe kushedi se çfarë rregullash dhe kushtëzimesh gjeopolitike.
Trupi mercenar i Prigozhinit merr kështu karakteristikat jo më të krahut të armatosur në varësitë e shtetit, por të një subjekti autonom në gjendje ta shprehë vullnetin e tij. Ndoshta deri të aftë ta imponojë? Do ta zbulojnë eventet e ditëve të ardhshme, por ndërkohë është deklaruar se “tradhëtari renegat” Prigozhin nuk do të procesohet më dhe mund ta lërë Rusinë. Ndërmjetësimi – i konfirmuar – i autokratit bjellorus Lukashenko dhe mundësia që “rendi” mund të rivendoset nga milicët çeçenë nën urdhërat e Kadyrovit, që do të duhej të përplaseshin me Wagner – pastaj nuk janë parë – nuk bëjnë veçse i konfirmojnë këto dinamika. Komentet e televizionit publik rus – “ndërmjetësimi i Lukashenkos do të hyjë në histori” – dhe i ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov – “askush nuk do t’i prekë aktivitetet e Wagner në Afrikë” – dhe të vetë Prigozhinit – “nuk kemi dashur kurrë ta përmbysim qeverinë” – e ushqejnë ndjesinë e të qenit përballë një larje hesapesh i maskuar vetëm nga iniciativa politike.
Vështirë të thuhet përndryshe saktë se pse Prigozhini është ndalur. Ka tentuar vërtet një grusht shtet, por që nuk është materializuar? Kishte ekzagjeruar të besonte se enturazhi politiko – ushtarak do të kalonte me të? Donte vetëm t’i dërgonte një mesazh Putinit (i quajtur i “mashtruar”) dhe të frikësonte armiqtë e tij? Dhe Putini do të mund ta lërë pa u ndëshkuar skenarin e realizuar nga kreu i Wagner, pavarësisht happy end e dukshëm që ka mbyllur ngjarjen? Për të ardhmen, nuk duhet harruar, se ushtarët rusë janë shumë të ndjeshëm ndaj propagandës së orkestruar nga Prigozhini kundër ministrit të Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, të konsideruar si përgjegjësit e parë të fatkeqësive të tyre në Ukrainë: ndoshta ësht pikërisht ky motivi kryesor për të cilin “rebeli” është akoma gjallë. Duke pasur në konsideratë shkallën e armiqve të Prigozhinit, padyshim që Grupi Wagner do të ketë një detyrë tjetër tash e prapa: ata të truprojeve të kreut të tyre.
Ndërkaq mund të pohohet se ka filluar një fazë e re: lufta që Putini e ka quajtur “ekzistenciale” është bërë deri në fund, sidomos për liderin e Kremlinit. Është e qartë, tashmë prej sinjalesh të shumta, se Moska po humbet. Në botën hispanike, pronunciamiento është një forme speciale grushtit të shtetit ku protagonistët, zakonisht ushtarakë, nuk lëvizin direkt për ta marrë pushtetin, por i “deklarojnë” opinionit publik poziconin e tyre të disidencës dhe të kundërshtisë, por vetëm duke e kërcënuar. Nëse duam ta lexojmë rebelimin e Prigozhinit si një deklaratë, për t’u interpretuar edhe me sfumaturat e logjikave paramafioze të shtetit oligarkik rus, mund të kuptojmë se në çfarë mënyre tjetër Putini mund ta paguajë vendimin e pushtimit të Ukrainës: ndryshimet në një strukturë pushteti mund të jenë edhe graduale dhe pak të ndërlexueshme, por ndryshimet në krye mund të vijnë pastaj në mënyrë të papritur.
(nga Aspenia Institute)
Përgatiti
ARMIN TIRANA