Berisha: Ermonela Felaj, simboli i nxirë i kapjes së drejtësisë shqiptare!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ermonela Felaj është simboli i nxirë i kapjes së drejtësisë shqiptare! Berisha tha në një dalje për mediat para Parlamentit se, Nuk ka tallje më të madhe, nuk ka cinizëm më ekstrem.

“Ermonela Felaj, një simbol i nxirë i kapjes së drejtësisë, i nepotizmit, njeriu i vetëm në Europë dhe në botë që ka në institucion në Prokurorinë e kryeqytetit 4 familjarë po kryeson debatin për organin e drejtësisë. Nuk ka tallje më të madhe, nuk ka cinizëm më ekstrem.

Nga ana tjetër, duhet të informoj shqiptarët se është bërë gjithçka në kundërshti me nenin e rregullores dhe çdo praktikë që të gjitha institucionet e drejtësisë, këtij sistemi që shënon dështimin më të madh, këtij sistemi që nuk iu ofron më drejtësi shqiptarëve, këtij sistemi i cili për shkak të gjahut të shtrigave, për shkak të vetingut mbi kritere politike fetare dhe krahinore, jo u përgjysmua, por u shkatërrua, u devastua plotësisht.

Sot, aty ku më parë ishin 75 gjykatës, janë gjithësej 17. Sot dosjet janë mbi 130 mijë që presin. Sot shqiptarët faktikisht nuk marrin dot drejtësi, dhe nuk gëzojnë dot të drejtën e një procesi gjyqësor të drejtë, ç’ka do të thotë në kohë. Të gjitha këto duhet t’i mbyllin me 5 raporte brenda pak orësh.

Përveç kësaj, aty janë kriminelë të rrezikshëm në parlament. Kriminelë më të rrezikshëm, disa prej tyre më shumë sesa në burgun 313. Dhe këta janë njerëz të njohur, me dosje të rëndë, qoftë kriminelë elektoralë që unë tani i klasifikoj në krimin më të rëndë kushtetues, qoftë kriminelë të tjerë të cilët qarkllojnë në dhjetëra e dhjetëra dosje të gjykatave dhe prokurorive.

Atëherë, po bëhet gjithçka pra, për një formalitet debati krejt të pavlerë në parlament. Sot dita me rregulloren, nenin 40 është ditë e qytetarëve në parlament. Sot deputetët duhet të shprehen për problemet e qytetarëve dhe këtë e ka ndryshuar pa asnjë tagër drejtuesja e parlamentit, dhe ka futur raportet shkel e shko të sistemit të drejtësisë.

Këto janë akte të turpshme, të shëmtuara. Të kryesojë debatin për drejtësinë njeriu që ka futur 4 familjarë në një prokurori, nuk ka tallje dhe cinizëm më të madh”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply