Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj maxhorancës nga foltorja e parlamentit nisur me kohën e dhënë opozitës për të folur për çështje të ndryshme në parlament. Ai tha se kjo gjë dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313 apo të Peqinit dhe jo parlamentarë.
Por më pas kryesuesja e seancës, deputetja e PS-së Ermonela Felaj i ka kërkuar se cila është çështja për procedurë teksa Berisha ka kaluar tek akuzat ndaj saj në lidhje me Prokurorinë e Tiranës.
Berisha: Fakti që ju keni kufizuar në mënyrë ekstreme debatin sot, kur në përputhje me Kushtetutën, drejtësia vjen dhe raporton para parlamentit dëshmon shkallën e tmerrshme të inkriminimit tuaj.
Dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313, apo të Peqinit. Dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, joelektorale, ordinere, aferat korruptive. Dëshon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale, dhe nuk keni as dinjitetin, nuk keni as minimumin e guximit.
Vetëm ti nuk duhet të flasësh, se e shndërrove Prokurorinë e Tiranës në një strofull familjare. Turp, turp, turp!
Kaq kam për të thënë.