Çmimi i energjisë në bursa bie në minimum, Rama-Balluku zbrazin Kaskadën e Drinit

Çmimi i energjisë elektrike ka rënë në minimum në bursat e huaja, ndërsa parashikimi i qeverisë shqiptare se çmimi i energjisë në vitin 2023 do të jetë mbi 500 euro megavat/h, duket se nuk doli i vërtetë për këtë vit.

Mjafton të shohësh bursat, ku konkretisht këtë të diel të 2 korrikut, çmimet në bursat e energjisë kanë kaluar në vlera negative, që do të thotë se konsumatorët jo vetëm që nuk do të paguajnë për konsumin e energjisë, por do të paguhen nga kompanitë për sasinë e energjisë së konsumuar. Ulja e çmimeve në bursa tregon se ka mbiprodhim të energjisë nga burimet e rinovueshme siç janë ato hidrike, foltovoltaike dhe të erës.

Qeveria solli anijet për prodhim energjie në Vlorë, por ato nuk kanë punuar asnjë ditë deri më sot, paçka se taksapaguesit shqiptarë paguajnë plot 95 mijë dollarë në ditë qira për këto 2 anije gjenerator, që nuk e kanë kryer kurrë funksionin. Kosto nga këto anije shkon në 400 euro/MËh, dhe nuk ka asnjë leverdi ekonomike për KESH-in që t’i vendosë në punë, por ndërkohë qiraja ditore mijëra dollarëshe vazhdon të paguhet. Duhet theksuar se këto anije u morën për periudhën e emergjencës në sektorin e energjisë elektrike, por duke filluar nga data 1 korrik 2023 gjendja e emergjencës ka përfunduar, sepse qeveria nuk e ka zgjatur afatin.

Ndaj këtu bie poshtë çdo justifikim i Kryeministrit Rama për rritjen e çmimit apo vendosjen e fashës; si justifikimi që jemi në gjendjen e emergjencës, ashtu edhe justifikimi i çmimeve të larta në bursa. Ndërkohë, KESH duket se nuk i ndjek bursat e energjisë, por po prodhon në maksimum energji nga Kaskada e Drinit, në vend që me një llogari të thjeshtë mund të blinte jashtë tani me çmim të lirë dhe të ruante rezerva për më vonë.

Por mesa duket, ashtu siç ka bërë edhe vitet e shkuara, qeveria është vendosur të vijojë me skemën e shpërdorimit të rezervave në Kaskadën e Drinit me qëllim që në vjeshtë të fusë anijet në punë, ose të importojnë energji me çmim të lartë. Në të dyja rastet shumat e abuzimit për ata që e menaxhojnë këtë gjë janë të majme.

Çmimet në bursa, e diel, 2 korrik 2023

Bursa e Hungarisë   – 0.37 Euro/MWh

Bursa e Kroacisë      -4.58 Euro/MWh

Bursa e Çekisë     -0.53 Euro/MWh

Bursa e Austrisë         10.76 Euro/MWh

Bursa e Bullgarisë       23.10 Euro/MWh

Bursa e Shqiperisë   76.58   Euro/MWh

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply