Berisha në Rrogozhinë: Në këto 3 javë të bëjmë gjithçka, njerëzit u revoltuan nga vendimi i KAS

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve të Rrogozhinës që të mbrojnë fitoren e zgjedhjeve të 14 majit në këtë Bashki, e cila votoi për Shkëlqim Hoxhën, por që në mënyrë absurde u rrëzua nga vendimi i KAS dhe Kolegjit Zgjedhor.

Berisha i bëri këto komente gjatë një takimi me strukturat e PD dhe fushatës elektorale për Bashkinë e Rrogozhinës gjatë ditës së djeshme.

Në Bashkinë e Rrogozhinës zgjedhjet do të përsëriten më 23 korrik pas manipulimit që regjimi bëri me kutinë e votave në burgun e Rrogozhinës.

Institucionet e administrimit të votave pasi konstatuan parregullsinë e kësaj kutie nuk e nxorën atë të pavlefshme, por shpallën përsëritje të zgjedhjeve në të gjithë Bashkinë.

Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë ata që votuan për ndryshimin në Rrogozhinë në zgjedhjet e 14 majit si dhe për kandidatin Shkëlqim Hoxha.

Berisha u shpreh se përballë qytetarëve dhe opozitës është makineria e një shteti e cila bën gjithçka për tjetërsimin e votës, ndaj kërkohet shumëfishim i përpjekjeve për të mbrojtur fitoren.

Berisha kërkoi një punë serioze me të gjithë votuesit për t’i afruar ata në kutinë e votimit.

Kryetari i PD shprehu bindjen se edhe Rrogozhina duke votuar për Shkëlqim Hoxhën do t’i bashkohet Kavajës për t’u kthyer në djepin e ndryshimit për të gjithë Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për …

Leave a Reply