Gazetari Flamur Vezaj reagoi pas lajmit se viktima e atentatit në Fushë-Krujë, Ramazan Sino, punonte si shofer në Prokurorinë e Apelit. Ai shkruan se Sino ishte shofer personal i shefit të Prokurorisë së Apelit.
Postimi
Ky në foto është Ramazan Sino (me këmishë të zezë) i vrarë në Larushk të Fushe-Krujës mbrëmë! Ne krah ka kunatin Gentian Bejtja, shënjestrën e atentatit!
Sa keq, u vra pse ishte kunati i një personi me probleme me ligjin dhe la një fëmijë pas!
Por e dini, që ky kunati i Bejtes, prej shume vitesh është i punësuar si shofer i Prokurorisë së Apelit në Tiranë!!
Po, po, punonte shofer dhe mos të them që ishte shoferi personal i shefit të Prokurorisë së Apelit, Gent Xholi! Por jo vetëm kaq, ai në kuadër të punës çdo dite transportonte dosje (sekrete dhe jo) të ndryshme të punës!!
Pra, dje u vra shtetasi Sino që ishte jashtë orarit zyrtar, por ai merrte rrogën nga Prokuroria e Apelit në Tiranë! Normal diku do punonte!
Por ai mendoj se ka qenë i vetëdijshëm se kunati i kujt është dhe rrezikun duhet ta kishte marrë parasysh!
Gjithsesi, nëse shteti nuk arreston ata që kanë bërë krime, ata do të vazhdojnë të heqin qafe njëri-tjetrin, por edhe të pafajshëm apo rastësor në momentin e gabuar!
Të Na Rrojë Reforma!