Mediat britanike: Biden na urren, nuk na mbështeti për kreun e NATO-s

Mediat britanike reaguan me zemërim pasi presidenti amerikan, Joe Biden duket se po mbështet kandidaturën e Ursula von der Leyen për të marrë kreun e NATO-s.

Gazeta Daily Mail shkruan se Biden e urren me të vërtetë Britaninë e Madhe, pasi bllokoi kandidaturën e Ministrit britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace për të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Presidenti amerikan tha se mbështet presidenten e Komisionit Europian për të marrë postin e rëndësishëm në aleancën ushtarake.

Vendimi vjen pasi Sekretarit të Përgjithshëm aktual, Jens Stoltenberg, iu zgjat mandati edhe për 12 muaj të tjerë.

Shtyrja besohet se erdhi për shkak se Biden mbështet zonjën Von der Leyen, të cilës i mbaron mandati vitin tjetër. Në këtë mënyrë ajo do jetë gati për postin e ri.

Ben Wallace ishte një kandidaturë e fortë, por gazeta shkruan se ka pretendime se Biden thjesht nuk do të mbështesë një britanik.

Presidenti Biden është akuzuar vazhdimisht se është anti-britanik. Ai është mburrur disa herë për rrënjët e tij irlandeze.

About Redaksia

Check Also

JD Vance: Si mund të anullohen zgjedhje në Europe kur fiton e Djathta?

Në një fjalim të zjarrtë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, nënpresidenti amerikan JD Vance …

Leave a Reply