Strazimiri: Provat e paraqitur nga PD dëshmojnë me zë dhe figurë masakrën zgjedhore me 14 maj

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri ishte i ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi provat e përpiluara nga Partia Demokratike për masakrën zgjedhore në 14 maj.

Strazimiri është shprehur se provat e paraqitura nga PD do t;i dorëzohen OSBE-ODIHR dhe se kjo organizatë duhet t’i vërë emrin e duhur kësaj masakre zgjedhore dhe se në Shqipëri  kishte votime dhe jo zgjedhje.

“Ne e kemi thënë që në fillim se kjo nuk është ,më çështje rezultatesh por është nj çështje për ekzistencën e demokracisë. Sot u prezantua raporti dhe i pajisur me prova, pamje filmike, fotografi me zë dhe figurë të atyre personave që kanë marrë pjesë në deformimin e votës së lirë. Opozita i ka provat se zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri nuk kanë arritur as standardet më minimale të Kartës së Kopenhagenit të cilat në thelb kanë zgjedhjen dhe jo votimin.

Votuesi duhet të jetë i lirë të votojë dhe të mos intimidohet për të votuar kandidatin e pushtetit. Shteti duhet të jetë i paanshëm ndërsa partia në pushtet nuk duhet ta shfrytëzojë shtetin për të paracaktuar rezultatin e zgjedhjeve. Qeveria është përgjegjëse që gara të jetë e barabartë mes partisë që ka pushtetin dhe opozitës. Kemi pasur një makineri shtetërore që kanë ndikuar 100% në rezultatin e zgjedhjeve dhe administrata ka shfrytëzuar burimet e shtetit për të blerë vota.

Kjo tregon se këtu nuk kemi pasur zgjedhje por vetëm votime, e vetmja pikë e Kartës së Kopenhagenit që është zbatuar është ajo e qetësisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale në këtë proces.

Presim që OSBE-ODIHR ti vendosi emrin e duhur këtyre zgjedhjeve dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve janë kontrolluar për të votuar dhe ne si shoqëri duhet të ndalemi dhe të përpiqemi të rikthejmë demokracinë në Shqipëri”, u shpreh Satrazimiri.

About Redaksia

Check Also

Nga Xhafaj te Sadushi e Toska, si do të jetë fati i “polit të drejtësisë së Veliajt”

Nga Boldnews.al Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, krahas aspektit penal, ka një ndikim …

Leave a Reply