Faji është i Serbisë/ 13 deputetë zviceranë letër KE: Stop masave ndaj Kosovës!

Parlamentarët zviceranë kanë dalë kundër masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Kështu së paku thuhet në një letër të cilën e ka publikuar deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Social-Demokrate, Cedric Wermuth.

‘Letër e disa parlamentarëve zviceranë nga Liberalët e Gjelbër, EVP, Të Gjelbrit, Socialdemokratët, ndaj Ursula von der Leyen, në lidhje me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit të BE-së, Miroslav Lajçkuat e Josep Borrellit në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës’, ka shkruar parlamentari Wermuth në Twitter, i cili etiketoi edhe Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

Në letër, të cilën e kanë nënshkruar 13 deputetë, kritikohet ashpër qasja e BE-së ndaj konfliktit të fundit Kosovë-Serbi.

Parlamentarët zviceranë, letrën e kanë dërguar te Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas letrës, ata janë të ‘merakosur’ dhe të shqetësuar për veprimet e BE-së në konfliktin e ndezur mes dy vendeve.

‘Politika e BE-së ndaj Kosovës duket arbitrare dhe e vështirë për t’u kuptuar’, thonë ata në këtë letër.

Letra është një reagim ndaj zhvillimeve të fundit në konfliktin rreth Kosovës veriore, e cila është e banuar kryesisht nga serbë. BE-ja ka njoftuar së fundmi se do të marrë masa të përkohshme ndëshkuese kundër Kosovës nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk vepron dhe nuk ndërmerr hapa për të de-përshkallëzuar situatën. Ndër të tjera, takimet e nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Kosovës janë anuluar dhe ndihma financiare do të ndalet.

Parlamentarët zviceranë kritikojnë ashpër ‘masat e njëanshme’.

‘Ju ia ktheni shpinën të gjitha gjërave të qeverisë në Ballkanin Perëndimor e cila ndoshta është më e vendosura në anën e ukrainasve dhe demokracisë evropiane’, thotë letra. Kjo ishte ‘zhgënjyese’.

Bashkë-nënshkruesi i letrës Fabian Molina, Këshilltari Kombëtar i PS-së së Cyrihut, flet për një ‘sinjal shkatërrues’ që BE-ja po dërgon me masat ndëshkuese. ‘Ju jepni përshtypjen se është faji i Kosovës që procesi i normalizimit të mos përparojë. Por kjo thjesht nuk është e vërtetë’.

Sipas tij, problemi është më tepër Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq. Molina akuzon BE-në për ‘zbutje ndaj Beogradit’, raporton Klankosova.tv.

Javët e fundit janë dëgjuar zëra edhe nga Parlamenti i BE-së që kritikojnë ashpër qëndrimin dhe veprimet e Komisionit të BE-së ndaj Kosovës. Eurodeputeti austriak Lukas Mandl nga konservatorët foli për ‘Tages-Anzeiger’ për një grumbull xhamash të thyer që von der Leyen dhe diplomatët e saj kishin shkaktuar. ‘Edhe Kosova bëri gabime, por ndryshe nga Serbia, vendi në thelb është në rrugën e duhur’, shkruan ‘Blick.ch’.

Molina thotë se është në kontakt ndërkombëtar me kritikët e tjerë të politikës së BE-së për Kosovën.

Politikanët zviceranë po i bëjnë thirrje presidentes së Komisionit von der Leyen që të rishqyrtojë qëndrimin e BE-së. Kosovarët e meritojnë ‘që Evropa t’ua hapë derën dhe të mos i dëshpërojnë’.

About Redaksia

Check Also

Miku i Ramës, Vuçiç në prag të largimit nga protestat, reagimi i tij: Nuk do të iki si Asad

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, akuzoi të martën shërbimet e huaja të zbulimit se po …

Leave a Reply