Qesharak deri në vetëposhtërim, Rama i lutet sërish Kurtit: As hasmit s’i mbyllet dera

Raa i lutet sërish Kurtit duke u kujtuar edhe kanunin.
Nga Shkupi Rama u shpreh se ende nuk i ka ‘humbur shpresat’ për takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ai shtoi se nuk beson që Kurti e ka harruar Kanunin, sipas të cilit edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi.

“Ta trajtojmë mes shqiptarësh. Kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin që kur hyn në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe duhet ta nxjerrsh kur ai ta mbarojë fjalën.”- tha Rama.

Takimi me Kurtin është në pritje të konfirmimit nga ana e Kryeministrit të Kosovës pasi ky i fundit refuzon ta takojë në rrethana të tjera përveç se në mbledhjen e përbashkët mes 2 qeverive.

Pyetje-përgjigje

Koment për Albin Kurtit, edhe kryetari i BESA Bilal Kasami, dhe njëkohësisht kreu i komunës së Tetovës, të dy refuzuan takimin me ju?

Edi Rama: Unë si kam kërkuar takim! Ka menduar se do i takoj takim. Refuzim provokativ quhet ky. Kreu i Komunës së Tetovës, djalë i mirë. Nuk do e hiqja nga puna e Komunës, për Samitin e NATO-s.

A cënohet imazhi në rajon?

Do e trajtojmë mes shqiptarësh. Kam shpresë që Albini nuk e ka harruar kanunin, që kur të vjen edhe hasmi nuk i mbyllet dera pa mbaruar fjalën.

Jo pa qëllim para nisjes së turit qeveria shqiptare ka dorëzuar mëngjesin e sotëm në Ministrinë e Jashtme të Kosovës për të firmosur 13 marrëveshjet e mbledhjes së përbashkët mes 2 qeverive. Përmes këtij akti, Edi Rama tha se tashmë pret konfirmimin e Kryeministrit të Kosovës për t’u takuar në Prishtinë.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, tha Rama më herët.

About Redaksia

Check Also

Masakra e Elbasanit/ Vendimi i plotë i Gjykatës për zhdukjen e përgjimeve që implikojnë Taulant Ballën

Një stuhi politike nisi që prej momentit kur në gjykatë, Adrian Çapja, një nga emrat …

Leave a Reply