Revolta/ Studentët ngujohen para Kuvendit

Studentët e mjekësisë protestuan paraditen e së enjtes përballë parlamentit, kundër vendimit të qeverisë që ndalon studentët e mjekësisë që të largohen nga vendi për 5 vite.

“Masa më drastike që ne mendojmë të marrim është bojkotimi i vitit të ardhshëm akademik. Me këtë protestë po tregojmë qëndrimin tonë ndaj një propozimi që del papritur si projektligj. Është absurde të detyrosh mjekët të rrinë kur nuk ke pagat për të mbajtur këto mjekë. Unë jam nga ato që dua të rri në Shqipëri, por na detyrojnë të ikim me mënyrat e tyre”, thotë një nga përfaqësueset e protestës studentore.

Ndërkohë, kreu i opozitës, Sali Berisha tha në Kuvend se, studentët duhet të dëgjohen nga Kuvendi.Ai tha se, si grupi i interesit më të fortë që kanë në këtë ligj, ata duhet të dëgjohen nga këto komisione.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply