Studentët e mjekësisë protestojnë para Kuvendit: Nuk është pronë e jotja diploma ime!

Studentët e Mjekësisë, duke kundërshtuar projektligjin të prezantuar nga Këshilli i Ministrave lidhur me punësimin e detyruar, u mblodhën sot para rektoratit të UMT-së për të vijuar më pas marshimin drejt Kuvendit dhe më pas drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët thonë se po përdoren “kavie eksperimentale”.

“Unë nuk dua të largohem por nuk dua që punësimi im të jetë i detyruar aty ku do shteti. Po na merret peng Diploma. S’mund të jemi peng i shtetit dhe të duhet të shkojmë atje ku na caktojnë. Kjo do të thotë që kthehemi pas në kohë dhe nuk jemi më në demokraci.

Nëse shohim që ky pr/ligj do të bëhet ligj për 15 ditë jemi gati të shkojmë drejt bojkotit të vitit të ardhshëm. Nuk mund të jemj dakord për pengmarrjen. Po shkojmë para kuvendit pasi ata po marrin vendime pa na pyetur ne. Nuk pr/ligj nuk është diskutuar me ne”, tha një studente.

About Redaksia

Check Also

Brenda zyrës së Agasit/ Dalin pamjet nga takimet me pushtetarë dhe kriminelë të koordinatorit të Rames me krimin

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ku në qendër ndodhet Ergys Agasi, i …

Leave a Reply