Mazhoranca kërkon sërish kohë për të “shpëtuar” mandatin e Olta Xhaçkës

Mazhoranca është munduar të fitojë sërish kohë, për t’i shpëtuar karrigen ministres së Jashtme, Olta Xhaçkës, duke e kthyer sërish mocionin e 1/10 së deputetëve që kërkojnë papajtueshmërinë e mandatit të saj, për shqyrtim në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Megjithëse ky këshill e ka shqyrtuar njëherë çështjen, socialistët do e rikthejnë sërish, me pretendimin se mbledhja e mëparshme nuk ka vlerë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Por opozita kërkoi futjen në rendin e ditës në seancë plenare për mocionin e deputetëve dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila do thotë dhe fjalën e fundit për mandatin e Xhaçkës.

Raporti i Këshillit të Legjislacionit, që mban dy qëndrime të ndryshme të mazhorancës dhe opozitës, do t’i dorëzohet kryetares së Kuvendit, e cila pritet ta kthejë sërish në Këshillin e Mandateve.

Prej një viti, mazhoranca po mban në Kuvend kërkesën e deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan përfundimin e mandatit për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, me argumentin se ajo është në konflikt interesi, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria Rama, duke marrë në zotërim një zone bregdetare në Himarë për ndërtimin e një resorti për një periudhë 30-vjeçare.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ftoj çdo parti që ndjehet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

Kryetari i PD,Sali Berisha, në mbledhjen me aleatët e Federatës së Bashkuar theksoi rëndësinë e …

Leave a Reply