Reagon Çuçi: Falenderoj Edin për shkarkimin…

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Çuçi është shprehur se për të ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtronte këtë funksion të lartë publik.

Ai gjithashtu i ka uruar suksese ministrit të ri të emëruar në këtë detyrë nga kryeministri Edi Rama dhe që pret vetëm dekretin e presidentit, Taulant Ballës.

Reagimi i Çuçit

Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm.

Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues.

Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet/ “Do ja bëjmë si Ravikut”, Balla me bandën e Elbasanit plan për eleminimin e Berishës…

Taulant Balla është kapur në bisedat e gjata telefonike me telefonat sekretë duke komunikuar me …

Leave a Reply