Noka: Me emërimin e Ballës, Rama i vuri vulën! Tani shteti iu nënshtrua malavitës

Emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, për sekretarin e Përgjithshëm, njëkohësisht deputetin e PD-së, Flamur Noka, është nënshtrimi i shtetit përballë malavitës.

Duke folur në edicionin e ‘Orës 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Noka deklaroi se Taulant Balla është njeriu që ka më shumë lidhje me krimin dhe dosjet ndaj tij nga shërbimet e huaja janë sa një mal.

“Emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme është praktikisht kapitullim zyrtar i shtetit përballë krimit dhe mafias. Është praktikisht dhe faktikisht.

Nuk ka sot shqiptar që nuk e di se në këtë parlament dhe në atë që ka qenë përpara, se çfarë përfaqëson Taulant Balla.

Balla dihet botërisht se përfaqëson malavitën dhe ai del në të gjitha përgjimet e krimit të organizuar kudo, është i kudo gjendur në shërbimet e malavitës.

Dosjet e huaja ndaj tij janë sa një mal, për implikime dhe përfshirje në trafiqe dhe gjithçka, jo vetëm Edmond Bego.

Ai është gjithkund, është i kudogjendur dhe tani Edi Rama me emërimin e Taulant Ballës, i vuri vulën degradimit total të shtetit dhe dorëzimit total, nënshtrimit të shtetit përballë malavitës”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, Rama merr në mbrojtje edhe Bushkën!

Edi Rama ka marrë në mbrojtje edhe deputeten Klotilda Bushka e cila është në hetim …

Leave a Reply