Tragjedia në det, si nodhi ngjarja e rëndë me 3 pjestarët e një familje

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Vilë-Boshtovës në Kavajë, ku humbën jetën në det tre anëtarë të së njëjtës familje.

Mësohet se Elvis Halilaj u fut në det që të shpëtonte dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15-vjeç. I pari që është mbytur ka qenë djali i vogël.

Deti ka nxjerrë në breg të parin babanë e dy djemve të mitur, dhe më pas janë nxjerrë edhe dy djemtë pak më vonë.

Viktimat janë dërguar në morgun e spitalit të Kavajës. Një dëshmitar okular ka treguar se ishte fëmija i vogël që po luftonte për jetën. Ai ka rrëfyer më tej se vendi ku u mbytën ishte larg bregut, dhe se roja bregdetare shkoi për t’i dhënë ndihmë por ishin shumë larg.

Tre të mbyturit në plazhin Vilë-Boshtovë u nxorrën nga deti me kajak, nga një person që punon në plazh. Mësohet se personi me kajak ka nxjerrë fillimisht fëmijët e pastaj babanë.

Dy dëshmitarë kanë treguar detaje të rënda për këtë tragjedi. Ata janë rrëfyer se kishte shumë dallgë, e ndërsa të gjithë pushuesit janë sensibilizuar për t’u ardhur në ndihmë, por për fat të keq ka qenë e kotë.

Ndonëse në bregdet i bënë masazh dhe frymëmarrje, babai me dy djemtë humbën jetën. Babai kishte shkuar në plazh me dy fëmijët e tij nga Tirana.

Ata po laheshin të tre bashkë, 30 metra larg bregut. Fillimisht u mbyt djali 13-vjeçar dhe babai u përpoq të shpëtonte 15-vjeçarin, dhe në këtë përpjekje u mbyt edhe ai vetë.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply