Kurti tall Ramën me një foto: Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur

Kryeministri Edi Rama foli sërish për vatra zjarri në Kosovë, teksa ishte i ftuar në një panel të organizuar në kuadër të samitit të NATO-s. Rama tha se tensionet në veri të Kosovës janë një vatër zjarri për një konflikt të ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nga Vilniusi i Lituanisë ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s, gjatë një bashkëbisedimi, Edi Rama tha se vijimi i dialogut mes Serbisë e Kosovës është jetik për sigurinë dhe paqen në rajon.

Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u tall indirekt me Ramën, duke postuar një foto nga Ballkoni i Hapur i qeverisë, teksa ironizon Ballkanin e Hapur.

“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, shkruan Kurti.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …

Leave a Reply