Skandali në Elbasan: Boçi u përgjua me dy pajisje të fundit nga policia dhe PS

Një tjetër denoncim i fortë i Boçit ishte se ‘prokuroria e nisi një përgjim ambiental në Elbasan me dy pajisje më të fundit por nuk i solli për të përgjuar grupin kriminal por pajisjet u sollën për të përgjuar kandidatin e opozitës, shtabin elektoral të tijin, bashkëpunëtorët e tij politik dhe kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike në mënyrë që të krijonin një skenar të ngjashëm si të Himarës.

Survejimi policor sistematik që iu bë shtabit tim elektoral dhe njerëzve të mi për dhunën verbale dhe fizike, me kontrolle reale konkrete trupore nga Forcat Shqiponja të ardhura për të intimiduar jo vetëm njerëzit e shtabit politik sepse u ndalua dhe drejtori i shtabit elektoral ish-deputeti Aurel Bylykbashi para zyrave të shtabit elektoral timin me urdhër të drejtëpërdrejtë të zotit Gjiknuri dhe falanga të tjera të pushtetit. Këto bëheshin me qëllim që njerëzit të intimidoheshin, të frikësosheshin, të mos atashoheshin dhe njerëzit të ndiqnin orientimin e dhunës së votës që PS të nxirrte fitues kandidatin e saj.

Publiku ka njohur një ngjarje përgjatë këtyre ditëve në Elbasan ku prokurori doli me një njoftim të bujshëm sikur arrestoi një grup të fuqishëm kriminal prej 40 vetash si rezultat i një aksioni që kishte që në prill që vepronte me përgjime ambientale.

Po prokuroria e nisi një përgjim ambiental në Elbasan me dy pajisje më të fundit por nuk i solli për të përgjuar grupin kriminal pasi ata nuk janë kriminal por pajisjet u sollën për të përgjuar kandidatin e opozitës shtabin elektoral të tijin bashkëpunëtorët e tij politik dhe kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike në mënyrë që të krijonin një skenar të ngjashëm si të Himarës por nuk patën fatin dhe për të justifikuar të gjithë këtë veprimtari dolën dhe deklaruar në mënyrë bombastike arrestimin dhe i nisen me autobus për në Tiranë.

Kjo është e vërteta se si u bashkuan dhe u bënë një policia prokurori PS administrata që vetëm e vetëm që kandidati i tyre pa program dhe që shkeli ligjin përgjatë gjithë kohës të merrte ato numra medemek fitues në numra por jo para opinionit.

About Redaksia

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …

Leave a Reply