Berisha thirrje gjimnazistëve dhe qytetarëve: Bashkohuni me protestën e studentëve!

Studentët e mjekësisë pritet të ngrihen sërish nesër në protestë përpara Kuvendit, për të kundërshtuar projektligjin që i detyron të punojnë për pesë vite përpara se të marrin diplomën.

Studentët i kanë bërë thirrje studentëve të tjerë, gjimnazistëve dhe qytetarëve të bashkohen me protestën e tyre.

Këtë mesazh e shpërndau edhe kryetari i PD, Sali Berisha.

“Studentët e mjekësisë protestojnë nesër para parlamentit kundër ligjit anti-student të Edi Ramës. Ju bëj thirrje të gjithë studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve të mbështesin kauzën e tyre të drejtë,” shkruan Berisha.

Protesta do të zhvillohet nesër në orën 9:00 përpara Kuvendit.

About Redaksia

Check Also

“Sjellje e papërshtatshme”/ Trump dhe Rubio diskutojnë për shkarkimin e diplomates

E ardhmja e Kimberly Guilfoyle në drejtimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Greqi …

Leave a Reply