Nga Alba KEPI
KM a e mbarove lojën kush bën foto më të bukura me Melonin se u bë album dasme lista e funksionarëve, të korruptuarve e kriminelëve shqiptarëve që largohen pak para se firmoset urdhër arresti?!
Nuk është Reformë por Rikonfirmim i Korrupsionit, Rrënjosje e një sistemi pandëshkueshmërie me pasoja të parekuperushme më për Shqipërinë e shqiptarët!
Shkruan Voice of America mbi ish numrin 2 te qeverisë Rama, ish Zëvendës Kryeministrin shqiptar;
“Zëri i Amerikës, ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin. Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas zoti Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja”.
E pra nëse kjo është reforma shqiptare në drejtësi kur të korruptuarit, kriminelët e mafiozët, të akuzuarit për vepra penale apo të gjitha ata pushtetarë e funksionarë që listohen në regjistrin e personave nën hetim për krime të rënda informohen paraprakisht se do arrestohen duke iu lejuar arratisja jashtë kufijve, atëherë nuk quhet Reformë por Rikonfirmim i Korrupsionit, Rrënjosje e një sistemi pandëshkueshmërie me pasoja të parekuperushme më për Shqipërinë e shqiptarët!
Ka dështuar cdo reformë e kanë dështuar të gjithë partnerët strategjikë që investuan kohë e fonde për të reformuar një turp të tillë!
Dikush duhet të mbaj përgjegjësi mbi ç’ka ndodhi nga Ministria e Drejtësisë te KM (me shpresën se e ka mbaruar lojën kush bë fotot më të bukura me Melonin).
Do e ulin hundën thua për të bërë minimumin e detyrimit moral ndaj shqiptarëve?