Nga Luçiano BOÇI
Nuk e kam fjalën për Ballist Morinën, por për Tos Ballistin, siç e njohin të gjithë, shokun tim të basketbollit e fëmijërisë.
Biznesi i tij i vogël ka 23 vite që paguan taksat rregullisht dhe për hapësirën publike!
Por Bashkia Elbasan kërkon të hakmerret politikisht:
Kapterri i GJIKNURIT urdhëron xhandarët e tij t’i bllokijnë hapësirën e gjendur diku në periferi të Elbasanit.
Ndërkohë që vetë ky “xhandar” ANDRI MEHJA, Drejtori në fjalë, pasi ka zaptuar hapësirën e Parkut Rinia me pallatin e tij dhe me lokalin e tij hapësirën e qendrës së Elbasanit, kërkon të godasë njerëzit e ndershëm të Elbasanit vetëm se kanë bindje politike të ndryshme.
Mos harrojmë se është po ky drejtor që është kallzuar në SPAK për shit-blerje vote dhe korrupsion me lejet e ndërtimit përgjatë fushatës zgjedhore.
Ndëshkimi është afër!!!!