Pse Rama nuk lejon arrestimin e Ahmetajt sot, por i ka dhënë kohë deri të hënën

Në unanimitet, mazhoranca dhe opozita i kanë dhënë ‘dritën jeshile’ SPAK që të arrestojë Arben Ahmetajn, i cili akuzohet nga prokuroria për 3 vepra penale. Ndërkohë, opozita kërkoi që seanca e jashtëzakonshme të mbahet ditën e sotme dhe jo të hënën siç edhe u vendos.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi paraqiti sot një kërkesë zyrtare për ndryshimin e rendit të ditës së seancës së parlamentit, në mënyrë që të futet dhe votimi për arrestimin e zotit Ahmetaj.

Deputetja Klotilda Bushka tha se duhet bërë një raport, dhe se nuk mund të ndryshohet rendi i ditës.

“Kur bëhet fjalë për kërkesa që vijnë nga Prokuroria… po mirë mo bërtisni se e keni zakon, punë e madhe fort. Kijeni mendjen se sapo e lexoi kryetarja që ka një kërkesë për rend dite. Do flas për publikun jo për ju, se ju nuk dëgjoni as njëri-tjetrin. Procesi nuk është politik por procedural, dhe duhet të mbizotërojë interesi i drejtësie. Ne kemi bërë një proces në Këshillin e Rregulloreve, dhe do duhet të bëhet një raport… Ju kërkoni që procesi të jetë me cen apo që drejtësia të bëjë punën e vet? A kemi thënë të mbështesim drejtësinë?”, tha ajo.

Po pse Rama nuk po lejon arrestimin e Ahmetajt sot, por i ka dhëë kohë atij deri ditën e hënë? Eshtë e njëjta strategji si edhe me Tahirin. Eshtë e qartë se gjithçka bëhet që Rama të ketë kohë për të negociuar me Ahmetajn pasi ai i trembet faktit se Ahmetaj mund të flasë dhe të tregojë gishtin nga Rama për aferën e inceneratorëve.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e Drejtuesit të ‘Heritage’: Përfaqësuesit e SHBA nuk mbrojtën interesat e shqiptarëve dhe Amerikës, por favorizuan Sorosin

Drejtuesi i fondacionit amerikan ‘Heritage’, Steven Bucci, i cili më herët ka shërbyer edhe si …

Leave a Reply