Video e dhunës, çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës

Ka degjeneruar në dhunë seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Kosovës në kohën kur Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltore.

Fillimisht, në drejtim të Albin Kurtit u hodh ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ndërsa pas ndërhyrjes edhe të ministrave, situata ka degjeneruar në përplasje fizike.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe pasi efektivët janë futur në sallë situata është qetësuar.

Pas dhunës mes deputetëve dhe ministrave, kryeministri Albin Kurti është parë duke qeshur në Kuvend.

 

About Redaksia

Check Also

Thaçi shpallet fajtor dhe dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me …

Leave a Reply