Debat i ashpër në Kuvend mes deputetit të PD, Gazmend Bardhi dhe socialistes Ermonela Felaj pasi kjo e fundit iu drejtuar kreut të grupit të PD duke i thënë ‘palaço’.
Bardhi i tha se Felaj është pjesë e dosjes së SPAK bashkë me Ahmetajn, ndërsa iu drejtua me fjalët se “je hajdute dhe familje hajdutësh”, dhe që ka pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve.
“Palaço mua më ka thënë kryemafiozi jot, dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë e Tiranës. Yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 milionë euro nga katër biznese. Kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet. Je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej këtyre… Mbylle gojën moj gore! Moj hajdute!
Ata duan t’i japin kohë Ahmetajt që të prishë provat. Rama duhet të vijë që të japë llogari se si po shkojnë negociauat. Duhet të vijë që të japë llogari për udhëtimet e Damian Gjiknurit. Se kisha vënë një sfidë me Gjiknurin, se më tha; Ose ti ose unë dhe vërteto udhëtimet me Mërtirin dhe Zoton. U vërtetuan udhëtimet. Ndaj s’ka ardhur këtu. Më mirë të lërë mandatin”, tha Bardhi.