Nga Enver BYTYÇI
Arbër Paplekaj u dënua me 22 vite në shkallën e parë, edhe se kreu vrasje në vetëmbrojtje, i kërcënuar nga një trafikant votash!
Askush, as drejtësia, nuk deshi t’ia dijë se Arbëri kishte mbrojtur shumë jetë atë ditë prilli në Elbasan.
Askush nuk e mori parasysh faktin se përballë kishte një kriminel votash të armatosur nga shteti mafioz e terrorist! Gjykata nuk arsyetoi asnjë rrethanë lehtësuese, por e dënoi zotin Paplekaj sikur të ishte pjese e një grupi terrorist!
Pse ndodhi kjo?! Sepse gjykatat e Rilindjes janë si gjykatat e Milosheviçit. Ndërsa gjykatat e Milloshit i dënonin kosovarët pse ata ishin shqiptarë, gjykata e Rilindjes e dënoi Arbërin pse ai është demokrat e njëkohësisht malok-tropojan!
Megjithatë nuk e di a i ze gjumi rehat Lulzim Bashēn e Gaz Bardhin, të cilët e çuan në pritë Arbër Paplekën! Ata janë gjithashtu përgjegjës për fatin e tij! Një politikan që nuk iu del zot njerëzve të familjes së vet politike, ai politikan duhet përçudnue!