Noka: E gjithë qeveria është e zhytur në dosjen e Ahmetajt!

Partia Socialiste shprehu qëndrimin e saj në seancë se është kundër ndryshimit të rendit të ditës, një kërkesë kjo e opozitës që do të hapte rrugë për miratimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Sipas deputetes Klotilda Bushka ka një procedurë që duhet ndjekur sipas rregullores, pasi raportet e Këshillit të Mandateve ende nuk janë gati.

Nga ana opozitës reagoi sërish Gazment Bardhi, i cili i kërkoi kryeministrit që të lerë negociatat në distancë me Ahmetajn dhe të kthehet në seancë për të dhënë llogari.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se e gjithë qeveria është e zhytur në dosjen e Ahmetajt.

“A ka gjë më të rëndë se këto zhvillime që po kalon ky vend dhe politika? E gjithë organizata kriminale qeveritare është e zhytur në dosjen e zëvendëskryeministrit.

Kemi vite që u kemi thënë se inceneratori është megavjedhja e shekullit dhe ajo është bërë vetëm që ju të vidhni shqiptarët dhe për asgjë tjetër.

Si mund të diskutohet një çështje e tillë pa qenë këtu shefi i Ahmetajt ose shefi i hajdutëve?

Si mund të jetë një seancë normale kjo? Çfarë përfaqësoni ju këtu?

Ju tregoni se këtu përfaqësoni vetëm hajdutët. Në këtë sallë, pa një llogaridhënie të kryeministrit, nuk mund të kaloni.

Ikin zëvendëskryehajduti, por kryehajduti dhe hajdutët janë këtu”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …

Leave a Reply