Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kreut të aferës Rama-Agaçi me djegësin e Tiranës i shtohet Erion Veliaj. Berisha tha se, për djegësin e Tiranës, Edi Rama ka firmosur me 7 dhjetor 2016 për t’i dhënë kompanisë 8 pikë bonus.
“Një nga faktet se kemi të bëjmë me një ndërmarrje të vetme është se Gugallja, Mërtiri, Zoto, tani dalin në skenë në djegësin e Tiranës.
Por, në djegësin e Tiranës, kreut të aferës Rama-Agaçi, i shtohet Erion Veliaj.
Erion Veliaj, në vitin 2016, ndonëse e ka mohuar publikisht disa herë se është iniciator i djegësit të Tiranës, është e faktuar se ai është propozuesi, se ai është iniciatori, se ai ka dorëzuar të paktën katër kërkesa në Ministrinë e Financave për miratimin e projektit të djegësit të Tiranës. Një për Shkëlqim Canin dhe tre për Arben Ahmetajn. Pastaj ka shfrytëzuar drejtuesit e Ministrië së Mjedisit.
Për djegësin e Tiranës, Edi Rama ka firmosur me 7 dhjetor 2016 për t’i dhënë kompanisë 8 pikë bonus.
Kjo sipërmarrje nuk ekzistonte në tokën shqiptare. Zero.
Por nën udhëheqjen e bosit të ndërmarrjes, Edi Rama, i jepet bonusi një ndërmarrje që është krijuar tetë muaj më vonë dhe një ditë përpara se qeveria ta shpallë fituese të inceneratorit të Tiranës.
Më tutje, Erion Veliaj lartësohet në bashkëpronar sepse ai ka falsifikuar, ka mashtruar, i ka dërguar Ministrisë së Financave si vendime të Këshillit Bashkiak dhe vendime të Këshillit të Qarkut, vendime për të cilat nuk ishte mbledhur as Këshilli Bashkiak dhe as Këshilli i Qarkut. Përkundrazi thuhet se asnjë bashki tjetër e qarkut përveç asaj të Tiranës, nuk ishte dakord, por kjo është punë tjetër.
Këtu, Erion Veliaj bëhet ortak në aferën me Ramën dhe Agaçin”, tha Berisha.
Check Also
Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit
Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …