Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga foltorja e Kuvendit se, në mungesë të Ahmetajt, pyetjeve t’i përgjigjet bosi i tij, Edi Rama.
“Në mungesë për shkak të arratisë së zëvendëskryeministrit, i cili duhet të ishte në këtë sallë për t’u përgjigjur pyetjeve, në respekt të parlamentit, në respekt të drejtësisë, në respekt të qytetarëve shqiptarë, unë propozoj që të gjitha pyetjeve t’u përgjigjet bosi i tij, Edi Rama.
Ndaj thirreni këtu t’i bëjmë pyetje”, tha Berisha.