Nga Redin HAFIZI
Në pamje të parë dikush mund të pyesë se çfarë lidhje kanë këta tregues. Madje shpesh jam pyetur se përse e lidh median me parlamentarizmin. Ndërkohë tani ka dalë Toni Gogu, që për të dalë në media beson se mund të rrëzojë parlamentarizmin. Ai madje beson se podiumi i parlamentit është nën rregulla dhe rregullat duhet të zbatohen. Ky individ duket që ndjek rregulla dhe ato janë të shumëllojshme, ku kemi rregulla të mirësjelljes, moralit, rregulla të sigurimit teknik, rregulla gjuhësore, rregulla të etikës në sistemin administrativ ku kurrë nuk mund të përfshihet deputeti, pasi ky i fundit ka forcën për të votuar ligje dhe askush tjetër. Ndërkohë rregullat nuk mund të kufizojnë askënd që voton ligje dhe janë ligjet që drejtojnë punën e qeverrisë. Janë ligjet që në fakt drejtojnë madje edhe parlamentarët që i kanë votuar ato.
Ndërkohë që ka shumë prej parlamentarëve që e mbështesin punën e tyre tek media. I thërrasin, u shkojnë dhe nuk pranojnë se janë individë të varur nga reklama, nga oferta më e mirë duke harruar çfarë qytetarët kërkojnë. Kjo është e tmerrshme dhe fatkeqësisht për Shqiptarët ky tmerr nuk po mbaron.
MEDIA
Qytetarët në Shqipëri besojnë tek media, pasi nuk kanë ku të besojnë më për të ardhmen e tyre. Si një shoqëri që është mësuar me pak emra, tani Shqiptarëve u janë ofruar shumë emra, që në të vërtetë duken si shumë shpulla në kokat e Shqiptarëve, por e parë nga shoqatat proqeverritare, kjo është ideja e lirisë së shtypit dhe demokracisë. Nuk ka demokraci pa liri dhe në Shqipëri njerëzit nuk janë të lirë dhe shpesh media e anashkalon mungesën e lirisë së individit.
Madje edhe vetë ndonjë analist i medias refuzon lirinë duke u krenuar thjesht për paraqitjet nëpër emisione. Duket sikur kjo është kthyer në praktikë edhe për parlamentarë e jo vetëm për idiotësitë e Toni Gogu. Ndërkohë që megallomanira të tilla janë evidente në opinionistë që ngjajnë shumë me Toni Gogun. Të gjithë bashkë vëtëm kërkojnë të përmirësojnë imazhin e tyre e jo të bëjnë diçka për qytetarët që në shumicë vuajnë dhe për hir të së vërtetës media nuk e vërteton dot se kush i vjedh zgjedhjet prej 1990 dhe përse Shqipëria është në një gjendje të tillë kur nuk ka parlamentarizëm.
Wow! PARLAMENTARIZMI
Ka humbur komplet në Shqipëri. Imagjinoni një individ të votuar që deklaron bindje ndaj prokurorisë vetëm pasi kjo është e posaçme. Kjo e bën parlamentin, pra çdo qytetar që ka votuar për atë parlament, të mos ketë besim, pasi disa deputetë atje flasin për besim ndaj drejtësisë mbi besimin që qytetarët u kanë dhënë. Shpresoj që qytetarët të vendosin drejt herën tjetër dhe të mos votojnë idiotë si Toni Gogu.