Rrëfimi rrënqethës i mjekes shqiptare në Suedi: “Sa mirë bëra që ika nga Tirana”…

Nga Keta TUNI

Tregon një vajzë shqiptare, mjeke, e cila emigroi dhe filloi punë në një spital në Suedi: “Nuk do ta harroj ditën time të parë kur lashë turnin dhe drejtoresha e klinikës më tha, “faleminderit shumë që punuat për ne sot”. Mendova, se ma tha meqë ishte dita ime e parë. Por në vazhdim kuptova, se na e thoshte të gjithëve, çdo ditë.

Duke biseduar një ditë me të, në nivel miqësor, i tregova se dikur, duke punuar në një nga spitalet në Tiranë, një paciente ndërroi jetë në duart e mia. Dhe që nga ai moment kam shumë probleme me ankthin…

Dhe drejtoresha më pyeti “për sa kohë ndoqe programin e rehabilitimit mendor në spital?”

”Çfarë?”, pyeta disi e hutuar

“Programin special që ka çdo spital për të ndihmuar mjekët të kapërcejnë vdekjet e pacientëve dhe situatat e vështira”, u përgjigj drejtoresha.

Buzëqesha. Dhe mendova, “sa mirë bëra që ika…”

Po lexoja:

Një në tre maturante duan të ikin…

Nga rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin, 10 mijë e 873 prej tyre kanë aplikuar për studime jashtë vendit.

Dhe kjo është e dhimbshme po, është tragjike!!

Nuk janë mosmirënjohës (siç kam lexuar shumë t’i quajnë). Nuk u detyrohemi të rinjve t’i interpretojmë, t’i analizojmë apo t’i kuptojmë me mendjet tona të plakura. U detyrohemi mundësinë të jetojnë, të shprehen, të krijojnë e të evoluojnë. Dhe derisa këtë mundësi ta gjejnë në vëndin e tyre, derisa shteti e shoqëria t’ua krijojë, le t’ju urojmë me shpirt e zemër më të mirën, gjithë bijve tanë, aty ku ata dëshirojnë dhe munden!

Zoti e bëftë më mirë, për të gjithë!

About Redaksia

Check Also

Zyrtarë të lartë në Uashington kërkojnë verifikim për sanksionimin e Berishës

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli …

Leave a Reply