Studentët e mjekësisë në komision: Projektligji antikushtetues! Sot nuk ka shpresë

Të ftuar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, studentët e mjekësisë kanë kundërshtuar projektligjin e propozuar nga qeveria për ti kushtëzuar diplomimin nëse ata nuk kryejnë 5 vite shërbim në Shqipëri, ose ndryshe duhet të paguajnë një faturë prej 5300 euro.

Gjatë fjalës së tyre para komisionit, studentët theksuan se ky projektligj shkel dispozitat kushtetuese.

Sipas njërit prej studentëve, me implementimin e këtij projektligji, pas disa vitesh nuk do të kemi më mjek të specializuar jështë. ‘S’jemi të mbyllur me viza por jemi të mbyllur me projektligj’, u shpreh studenti.

Studenti: Ky ligj po shkel një dispozitë kushtetuese. Qëllimi i ligjit që është shkruar në projektligj nuk përmbushet. Çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të marrë një shërbim shëndetësor kudo ku ndodhet. Por ky mjet duke shkelur të drejta të tjera kushtetuese nuk është kushtetues.

Ky mjek i ri sipas projektligjit ka dy zgjidhje, ose do të punojë për një numër të caktuar vitesh ku do të caktohet nga Ministria e Shëndetësisë ose do të fillojë një specializim afatgjatë.

Një mjek i sapodiplomuar mund të punojë vetëm mjek familje, nuk mund të punojë jo specialist. Një mjek që fillon punë si mjek familje do të ketë një godinë të bukur por brenda do ketë vetëm një stilolaps dhe tavolinën e punës dhe punën që do kryejë ai mjek është vetëm plotësimi i rekomandimeve pasi vizitat janë inekzistente.

Sot që nuk ka më as shpresë, mjekët nuk kthehen më. Ky projektligj detyron mjekun për tu specializuar në Shqipëri dhe nuk ka më mjek të specializuar jashtë. Pas disa vitesh nuk do të kemi më mjek të specializuar jështë. S’jemi të mbyllur me viza por jemi të mbyllur me projektligj.

Unë kam pasur ëndërr që pasi të mbaroja studimet këtu dhe të specializohesha jashtë dhe më pas të kthehesha prap këtu, por edhe këtë mundësi po na e hiqni.

Nuk mund të quhet lehtësi këto që cilësohen si lehtësi në këtë projektligj. Relacioni thotë që lehtësia është se nuk do të paguajmë faturën 678 mijë lekë të reja në vit. Pra ne po na vendoset një peshë mbi supe dhe qeveria po na thotë që unë po e heq këtë peshë por do të bëni çfarë ju them unë.

Kërkojmë rrëzimin e këtij projektligji pasi është në kundërshtim me shumë ligjet kushtetuese.

About Redaksia

Check Also

Bardhi në Britani: Një delegacion i Partisë Konservatore do të vizitojë PD-në në fillim të vitit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë …

Leave a Reply