Ronaldo në librin Guinness për 2023

Cristiano Ronaldo fitoi garën me Lionel Messi për sportistin më të paguar. Portugezi është bërë pjesë e librit Guinness për 2023 për paratë e fituara.

Ronaldo përfitoi 136 milionë Dollarë, duke kaluar Messin që vitin e kaluar fitoi 130 milioë. Përllogaritja është bërë nga Maji i 2022 deri në Prill të këtij viti.

Të ardhurat rekord të Cristiano Ronaldo përbëhen nga 46 milionë Dollarë fitime në fushë, kryesisht prej momentit kur nisi të luajë në Arabinë Saudite.

Pjesa më e madhe prej 90 milionë Dollarë ka të bëjë me përfitimeve jashtë fushës së lojës. Ato lidhen me sponsorizime apo kontrata për pjesëmarrje në aktivitete të caktuara.

About Redaksia

Check Also

“Ne besojmë te njëri-tjetri”/ The Guardian: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta te shpresa për Kupën e Botës

Kombi ballkanik u bë anëtar i FIFA-s vetëm në vitin 2016, por fitorja ndaj Turqisë …

Leave a Reply