Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ ka treguar se vendimi që Britania e Madhe ta shpallte ‘non grata’ ka ardhur pas protestës së madhe të 7 korrikut.Berisha deklaroi se, ia ka thënë ambasadorit Britanik se do ta sulmonte publikisht.
“U bë protesta e 7 Korrikut, dhe ky zotëri pa turpësinë ekstreme u thotë të tjerëve se këtu u kalua çdo normë dhe prandaj po e sanksionojmë.
Urdhëro se çfarë mentaliteti të ulët, antidemokratik. Një mentalitet mafioz.
I kam thënë se unë do të sulmoj publikisht me forcën më të madhe për këtë që ke bërë. Unë dija gjithçka për të.
Britania e Madhe ka qenë vendi i dytë me të cilin ne kemi pasur bashkëpunimin më të ngushtë në luftën ndaj kriminalitet. Itali-Britani kanë qenë. E kam pasur një zv/ministër që merrej gjithë kohën me këtë bashkëpunim. Na ka ndihmuar shumë, sepse pas atentateve në Nju Jork ata bënë një riorganizim të agjencive dhe krijuan SOCAN., bashkuan të gjitha agjencitë që merreshin me zbatimin e ligjit për tu përballur me krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Erdhën e na ndihmuan me ligjin, me ligjin antimafia që bënë ndërhyrje dhe më të forta dhe ne i pranuam. Ne kishim marrëdhënie shumë të ngushtë, ndërmerrnin operacione sekrete me persona në territorin e tyre.
Dhe ky thotë rrezik për Britaninë se Fation Dauti që nuk e kisha takuar ndonjëherë në jetën time. Ky ishte në xhep, përpiqej me Erion Veliaj, me Lulzim Bashën, Edi Ramën të bënte punën e tyre.
Tregoi një mungesë të plotë karakteri.
Ky është autori i ‘non gratas’ se Sali Berishës, në Britani. Ky mori të gjithë dosjen me dokumente nga mediat e Sorosit, shkëput një thënie për Piro Mishën nga Uikilis dhe deklarata të Lulzim Bashës. A mundet njeriu të veprojë në këtë mënyrë”, tha Berisha.