Hoxha: Balluku eksponentja kryesore e shantazhit ndaj votuesve! 3 oficerë blinin vota

Kandadati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bedri Hoxha ka denoncuar blerjen e votave në Bashkinë Klos nga abuzimet me fondet e buxhetit vendor dhe qëndror që kanë të bëjnë me ndihmën ekonomike, pagesën e invaliditetit dhe punësimet elektorale.

Në fjalën e tij para mediave, Hoxha ka theksuar se eksponteti kryesor është zonja Belinda Balluku zv.kryeminsitrja e cila ishte instaluar në  qytetin e Klosit për më shumë se një muaj e gjysëm së bashku me stafin e saj.

Sipas kandidatit të opozitës, asfalti elektoral është gjëja kryesore e evidentuar në Bashkinë e Klosit, ku 2 kompani private kanë përfituar në mënyrë të paracaktuar tenderat kryesore gjatë fushatës elektorale.

Gjithashtu një tjetër denoncim i fortë i Hoxhës ishte dhe përfshirja e 3 oficerëve të Forcave Speciale të Policisë së Shtetit të cilët nuk kishin lidhje me me zonën e Bashkisë Klos por ishin aty për të shoqëruar ekspontetët e PS-së për të blerë vota në fshatra.

“Edhe në Bashkinë Klos presioni shantazhi dhe dhunë shtetërore si dhe intimidimi ndaj votuesve ka qënë i jashtëzakonshëm. Eksponteti kryesor është zonja Belinda Balluku zv.kryeminsitrja e cila ishte instaluar në  qytetin e Klosit për më shumë se një muaj e gjysëm së bashku me stafin e saj. E gjithë struktura e Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës ka fjetur në hotel në Klos për më shumë se një muaj e gjysëm.

Një pjesë e videove nuk do të transmetohen për arsye konfidenciale pasi janë njerëz që kanë denoncuar por që nuk duan të reklamohen pasi janë në presion me heqjen e ndihmës sociale apo invaliditetit.

Abuzimet me fondet e buxhetit vendor dhe qëndror që kanë të bëjnë me ndihmën ekonomike, pagesën e invaliditetit dhe punësimet elektorale.

Asfalti elektoral është gjëja kryesore e evidentuar në Bashkinë e Klosit. Mund të denoncoj punën e kryer në katër fshatra ku në fshatin Gurrë e Vogël që u fillua puna për asfaltimin e rrugës dhe pas zgjedhjeve ajo rrugë u la në mes. Janë 2 kompani që u angazhuan pa procedura prokurimi në ndërtimin e kësaj rruge, është firma Bami Shpk dhe Udha Shpk të cilat duhet të hetohen nga KLSH.

Në fillim të punës u vendos një tabelë dhe nga verifikimet e bëra në faqen e Prokurimeve Publike nuk ekzistonte asnjë prokurim për këtë rrugë dhe i kërkova kompanisë kontratën dhe nuk mu vendos në dispozicion dhe pas 4 ditësh kjo tabelë u hoq. Kjo tregon se ky investim bëhej me para të zeza dhe ishin kompani të detyruara nga Belinda Balluku për të kryer këtë investim me qëllim blerjen e votave.

Edhe ndërtimi i rrugës në fshatin Sulç, asfaltimi i unazës së këtij fshati po nga këto 2 kompani Bami dhe Udha që u detyruan ta bëjnë pa prokurim këtë investim është një tjetër tregues i përdorimit të fondeve publike në mënyrë abuzive.

Edhe në fshatin Kuçelaj filloi investimi i ujësjellësit pa prokurim gjatë fushatës elektorale dhe nuk dihej kush i bënte këto investime.

Theksoi se kërcënimet për heqjen e ndihmës ekonomike dhe pagesat e invaliditetit dhe shërbimet sociale ishin evidente për çdo banore duke i detyruar të deklaronin votën e tyre pasi ndryshe nuk do të ishin në listën e pagesave.

Tenderat publikë janë vendosur kritere të veçanta për të kualifikuar dhe paracaktuar kompanitë fituese të cilat janë kryesisht Udha Shpk.

Një strukturë tjetër që ishte totalisht në mbështetje të PS-së ishte Policia e Shtetit e cila shantazhi vazhdimisht votuesit dhe qytetarët e Bashkisë Klos. Rasti më flagrant ishte i datës 11 maj 2023 ku tre aktiviste dhe anëtare të kryesisë së PD-së, u ndaluan nga Policia Shtetit pa asnjë arsye dhe pa asnjë shkak. Konflikti që ne si anëtarë të OPD-së patëm me 3 oficerë të Policisë së Shtetit të cilët nuk kishin asnjë lidhje me zonën tonë por flinin në të njëjtin hotel me drejtuesit e zonjës Belinda Balluku dhe këta merreshin drejtëpërdrejtë me shpërndarjen dhe shoqërimin e eksponentëve të PS-së nëpër fshatra për shpërndarjen e parave dhe blerjen e votave.

Këta 3 eksponentë ishin drejtues dhe oficerë të Forcave Speciale që nuk kishin asnjë lidhje me Bashkinë e Klosit dhe ndodheshin aty vetëm për qëllimin e blerjes së votave dhe udhëtonin me makina private”, u shpreh Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të bashkohemi me të gjitha forcat politike që ndjehen opozitare për të shpëtuar vendin e tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje forcave politike opozitare që të bashkohen …

Leave a Reply