Gazetari Elvi Fundo ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka folur për megaaferën e inceneratorëve.
Fundo tha në një intervistë me Adi Krastën se Klodian Zoto, njëri prej njerëzve të inceneratorëve, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ndodhet në Tiranë.
“Klodian Zoto mua më thonë se ndodhet në Tiranë, por nuk e di policia çfarë bën. Klodi duhet të bëhet pendito të paktën”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Klodian Zoto është një nga tre personat që fshihen pas vjedhjes së miliona eurove me aferën e inceneratorëve, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan.
Zoto, Mërtiri dhe Gugallja ndodhen në kërkim ndërkombëtar. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për Zoton dhe Mërtirin, ndërsa 7 vite për bashkëjetuesen e këtij të fundit, Stela Gugalljan.
Duke qenë se gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri mund të dënohen me 6 vite e 8 muaj burgim, e ndërsa Gugallja me 4 vite e 8 muaj burg.