Masakra zgjedhore/ PD publikon shkeljet në Lezhë, Strazimiri: S’u përmbushën as kriteret minimale!

Partia Demokratike ka prezantuar sot para mediave, raportin final me shkeljet ligjore që u bënë nga mazhoranca në pushtet për të fituar me çdo kusht, zgjedhjet vendore të 14 majit në bashkitë e qarkut të Lezhës.

Anëtari i Kryesisë, Gent Strazimiri, në një panel me drejtues të PD-së që punuan në këtë qark gjatë fushatës zgjedhore, tha: “Zgjedhjet e 14 majit nuk ishin zgjedhje, sepse nuk arritën të përmbushin as kriteret minimale të Kartës së Kopenhagenit. Prandaj quhen kritere minimale; nuk pretendohet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kur zgjedhësi të paktën të ketë një mundësi për të zgjedhur. Për fat të keq, në zgjedhjet e 14 majit (kjo ka qënë e pamundur në Shqipëri), edhe në qarkun e Lezhës, ashtu si në të gjithë territorin e vendit është e njëjta situatë.”

Strazimiri ia dha fjalën znj. Jozefina Topalli, e cila ka qenë dhe është drejtuesja politike e PD-së dhe e opozitës për qarkun e Lezhës, veçanërisht gjatë zgjedhjeve lokale.

“Zgjedhjet lokale, “fytyra” e zgjedhjeve lokale të majit të kaluar, – theksoi Topalli që në krye, –  janë zgjedhje që filluan me tritolin në Laç, Vaun e Dejës dhe që u mbyllën me burgosjen e njërit prej kandidatëve të “Bashkimit për Fitore”. Ose më mirë, fytyra e vërtetë është përdorimi deri te të burgosurit nëpër burgje të ndryshme për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. Të flasësh për zgjedhje të lira dhe të ndershme është krejt jorealiste. Në historinë e tri dekadave të PD-së, janë zgjedhjet më të pabarabarta që ka kaluar ndonjëherë shoqëria shqiptare”.

About Redaksia

Check Also

Ka vetëm një rrugë për Edi Ramën! Të largohet!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama shënoi sot një nga kulmet e arrogancës ndaj publikut dhe …

Leave a Reply