Tjetër tender i drejtorit të OSSH që bleu vota për PS! Si u dogj nënstacioni 500 mijë euro

Drejtori që merret me tenderat e partisë, në Drejtorinë e Tensionit të Larte, Adriatik Kupi, i cili duhet të ishte ajka e specialistave që punojnë në këtë dikaster, është një ish-shofer furgoni policie, i cili vetëm në muajin e fundit ka bërë 10 milionë euro tendera.

Nënstacioni i ndërtuar në vitin 2008, 110/20 kV, me pajisje bashkohore dhe i pajisur dhe me sistemin SCADA, u ndërtua me 2 transformator nga 40 MW secili, për të përballuar ngarkesën si dhe perspektivën në zonën turistike të Sarandës dhe Ksamilit, por ditën e djeshme u përfshi nga flakët duke shkaktuar shkëputje të energjisë në mes të sezonit turistik, si dhe panik te qytetarët.

Sipas specialistëve, dëmtime të tilla serioze vijnë si pasoje e mos mirëmbajtjes, ku dëmi i llogaritur si pasojë e këtij zjarri mund të shkojë deri në 500 mijë euro.

Pas këtij dëmi kemi ulje të ndjeshme të sigurisë së furnizimit me energji të zonës turistike të Sarandës dhe Ksamilit.

Nga burimet për SYRI-n mësojmë se ky dëmtim vjen në vazhdën e disa dëmtimeve rresht në këtë nënstacion, njësoj si në nënstacionin e Korçës, Spitallës, Zogut të Zi, Selitë Sallmones, Vojnik, Gropaj, Shkodër, Vlorë, etj., ndërkohë që dëmtimet në këto nënstacione, drejtori Adriatik Kupi i ka justifikuar si pasojë e ngarkesës dhe pajisjeve të vjetra.

Ndërkohë që ky dëmtim i rradhës do jetë shumë i vështirë të justifikohet, sepse nënstacioni është vetëm 30% i ngarkuar dhe është i pajisur me pajisje të reja bashkohore dhe në vend që të bëhet një analizë e thelluar mbi shkaqet dhe përgjegjësin për këtë dëmtim me pasoja të mëdha ekonomike, drejtori Kupi ka filluar direkt nga puna për të bërë tenderin e rradhës për blerjen e pajisjeve për të zëvendësuar pajisjet e djegura në nënstacion.

Sipas informacioneve, tenderi (sepse vetëm këtë di të bej Adriatik Kupi dhe të blejë vota) do i kushtojë taksapaguesve rreth gjysëm milioni euro.

(Nënstacioni para se të merrte flakë) 

(Pas zjarrit)

About Redaksia

Check Also

Përgjimet/ “Do ja bëjmë si Ravikut”, Balla me bandën e Elbasanit plan për eleminimin e Berishës…

Taulant Balla është kapur në bisedat e gjata telefonike me telefonat sekretë duke komunikuar me …

Leave a Reply