Vritet babai i tre fëmijëve në Lezhë, u qëllua nga një makinë tek po futej në market

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Nikolin Lekstakaj, 42-vjeç, baba i tre fëmijëve u vra në atentat pasditen e sotme. I ndjeri, të cilin e njihnin me emrin “Toli”, është qëlluar teksa po dilte nga një market në Balldren, ku kishte blerë një pije freskuese.

Ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, ku ndodheshin dy persona. Autorëve i janë dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat.

Mbiemrat që kanë lidhje në këtë ngjarje tregojnë një hakmarrje mes tij dhe fisit Nikulajt, biznesmenit që u vra pak muaj më parë në biznesin e tij. Ende mbetet e paqartë se si ka ndodhur ngjarja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por ende nuk e ka një njoftim zyrtar.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes kanë qenë 2 dhe kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje, teksa viktima po dilte nga një lokal.

Dyshohet se autorët kanë vëzhguar lëvizjet e Lekstakaj, për ta qëlluar më pas për vdekje nga mjeti. Ngjarja e rëndë  ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar. Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply